Guvernatori i rajonit të Luhanskut në Ukrainën lindore tha se ishte arritur marrëveshje për një armëpushim lokal për evakuimin e civilëve të bllokuar nga luftimet.
Reuters vëren se guvernatori Serhiy Gaidai tha në aplikacionin e mesazheve Telegram se armëpushimi do të hynte në fuqi në orën 9 të mëngjesit me kohën lokale.
Kombet e Bashkuara do të përballen me tri rezoluta të mërkurën, 23 mars, lidhur përkeqësimin e situatës humanitare në Ukrainë. Asambleja e Përgjithshme është planifikuar të fillojë të shqyrtojë dy rezoluta rivale të mërkurën në mëngjes – njëra e mbështetur nga Ukraina dhe vendet perëndimore që e bën të qartë se Rusia është përgjegjëse për krizën në rritje humanitare dhe tjetra e sponsorizuar nga Afrika e Jugut që nuk përmend Rusinë.


