• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EUROPOL GODET GRUPIN SHQIPTARO-KINEZ/ Në Spanjë mbillnin kanabis, paratë pastroheshin në Shqipëri! Brenda një viti qarkulluan rreth 65.5 mln euro
Home
Aktualitet
Kronikë

EUROPOL GODET GRUPIN SHQIPTARO-KINEZ/ Në Spanjë mbillnin kanabis, paratë pastroheshin në Shqipëri! Brenda një viti qarkulluan rreth 65.5 mln euro

21 September, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Europol ka goditur një grup kriminal i cili financonte trafikantët shqiptarë të drogës për kultivimin e kanabisit. Në pranga kanë rënë 27 persona të cilët dyshohet se ishin të përfshirë në trafik droge dhe në pastrim parash.

Në mediat spanjolle thuhet se grupi kriminal shpërndau miliona euro për të mbështetur bandat kriminale me orgjinë shqiptare. Grupi kriminal ishte kthyer në një lloj banke për trafikantët e tjerë të drogës, të cilëve u transferonin dhe fshihnin shuma të mëdha parash nga shitja e drogës.
Banda kriminale u çmontua nga një operacion i përbashkët me Europol, dhe vuri në pranga 7 persona nga Malaga dhe 20 të tjerë në provincat e Alicante, Barcelona, ​​Madrid, Seville dhe Valencia.

Organizata kriminale drejtohej nga dy shtetas shqiptare, e dedikuar për trafikimin e lëndëve narkotike, kryesisht kultivimin dhe mbjelljen e marijuanës në ambiente të mbyllura.

Sipas hetuesve, drejtuesit e grupit mbështeteshin nga një grup kriminal me origjinë kineze që së bashku të pastronin paratë, në mënyrë që ata të mund të vazhdonin aktivitetin e tyre kriminal. Gjatë hetimeve, agjentët verifikuan se në këtë strukturë, shtetas kinezë u dërgonin bizneseve të tyre shuma të mëdha parash. Qëllimi përfundimtar ishte dërgimi dhe pastrimi i parave në Shqipëri.

Po kështu, policia verifikoi se banda shqiptare sillej sikur të ishte një bankë, duke transferuar dhe fshehur shuma të mëdha parash nga shitja e drogës dhe kërkonin të rifinanconin operacione të reja.

Si rezultat i punës së policisë, hetuesit zbuluan se dy drejtuesit kryesorë ishin dy shqiptarë, njëri prej tyre si drejtues dhe tjetri si toger dhe llogaritar. Sipas hetimeve, të paktën që nga viti 2018 ata kishin dy koordinatorë me origjinë kineze, të cilët ishin përgjegjës për menaxhimin e parave.

Gjatë periudhës së hetuar, midis majit 2020 dhe marsit 2021, banda kriminale qarkulloi një total prej gati 65.5 milionë eurosh në provincat e Barcelonës. Sipas mediave spanjollë në një banesë ku ata kultivonin kanabis u gjetën 65 kg marijuanë dhe u arrestuan 3 persona.

Policia prangosi 27 anëtarët të oganizatës kriminale, konkretisht në provincat e Alicante (1), Barcelona (6), Madrid (7), Málaga (7), Seville (2). dhe Valencia (1). Gjatë kontrollit u sekuestruan 615 mijë euro cash, dhjetë ora luksoze me vlerë mbi 400 mijë euro, dy automjete të nivelit të lartë, makineri numërimi parash, pajisje kompjuterike dhe celularë të koduar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TJETËR AKSIDENT NË LEZHË/ Furgoni përplas këmbësoren
Previous article DUMANI IMPLIKON DHE VËLLANË E TIJ NË VRASJE/ I përfshirë në atentatin e Bradasheshit ku u vra Endrit Alibej! Fatos Gosa ishte informatori

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË SELENICË/ Makina del nga rruga dhe bie nga një lartësi e madhe, humb jetën shoferi! Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË SELENICË/ Makina del nga rruga dhe bie nga një lartësi e madhe, humb jetën shoferi!

AKSIDENT I RËNDË NË KORÇË/ Ambulanca përplas të moshuarin! Shoferi ishte nën efektin e alkoolit përfundon në pranga Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË KORÇË/ Ambulanca përplas të moshuarin! Shoferi ishte nën efektin e alkoolit përfundon në pranga

ATENTAT ME EKSPLOZIV NË KAMËZ/ I vendos në derën e banesës së një 36-vjeçari me precedentë! Ja për çfarë hetohet, dy pistat Aktualitet

ATENTAT ME EKSPLOZIV NË KAMËZ/ I vendos në derën e banesës së një 36-vjeçari me precedentë! Ja për çfarë hetohet, dy pistat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT