• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“EUROPA KA NEVOJË PËR SHBA-TË”/ Eurodeputeti Mandl: Serbia ka një urrejtjeje dhe ideologji shumë negative ndaj Kosovës
Home
Nderkombetare

“EUROPA KA NEVOJË PËR SHBA-TË”/ Eurodeputeti Mandl: Serbia ka një urrejtjeje dhe ideologji shumë negative ndaj Kosovës

29 January, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Eurodeputeti Lukas Mandl në një intervistë për The Geopost ka deklaruar se Europa ka nevojë për SHBA pasi nuk munden të të ndihmojmë plotësisht veten.

Ai ka shtuar se Serbia ka një atmosferë urrejtjeje e një ideologji shumë negative ndaj Kosovës.

“Duhet të jemi të qartë për faktin se edhe në këtë gjendje agresioni nga jashtë në tokën evropiane, ne nuk jemi në gjendje të ndihmojmë plotësisht veten në Evropë, ne përsëri kemi nevojë për ndihmën e SHBA-së dhe dua të jem i sinqertë për këtë dhe të jem gjithmonë i qartë dhe transparent për këtë, por gjithsesi, Bashkimi Evropian po bën më shumë se kurrë më parë”, tha Mandl.

Eurodeputeti austriak shton se gjithmonë është Serbia që e bllokon Kosovën.

“Nuk është Kosova që bllokon Serbinë, është gjithmonë Serbia që bllokon Kosovën, madje edhe më e keqja, është qartazi një atmosferë urrejtjeje, një ideologji shumë negative ndaj Kosovës nga ky fqinj verior”, shtoi ai.

Mandl duke folur për agresionin ushtarak rus në Ukrainë thekson se Evropa po bën më shumë se kurrë më parë karshi kësaj situate.

“Evropa po bën më shumë se kurrë më parë në një situatë të tillë, nga ana tjetër nuk ka pasur një situatë të tillë që nga viti 1945, ka pasur luftërat ballkanike, ka pasur edhe sulmin kundër Kosovës, agresionin ndaj Kosovës dhe atë kohë Evropa nuk ishte në gjendje të zgjidhte vetë çështjet në tokën evropiane, ajo kishte nevojë për ndihmë nga jashtë dhe ne mund të jemi të qartë për këtë, ajo kishte nevojë për ndihmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thekson Mandl.
Sipas tij, nëse marrëveshja përfundimtare me Serbinë ka njohjen reciproke atëherë do t’i kontribuonte paqes dhe stabilitetit të rajonit.

“Shpresoj se do të jetë së shpejti dhe marrëveshja përfundimtare mund të jetë përfundimtare vetëm nëse ka të bëjë me njohjen reciproke në çdo aspekt dhe një kontakt të mirë të bashkëpunimit midis vendeve që janë edhe vende fqinje, kështu që kjo është objektivi dhe çdo gjë tjetër do të ishte shumë pak për t’i shërbyer të ardhmes së mirë në paqe dhe prosperitet dhe liri për të gjithë”, thekson ai.

Në këtë intervistë, po ashtu ai ka komentuar iniciativën e Parlamentit Evropian për të krijuar një Komisioni për komisionarin Oliver Varhelyi për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me Aleksandar Vuçiçin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HABIT motra e ish konkurrentes së Përputhen: Luizi nuk e pëlqen Kiarën! Besoj se do afrohet me Tean
Previous article E PËSON KEQ/ Kapet mat duke shpërndarë drogë, arrestohet 28 vjeçari shqiptar në Greqi

s.autor

Postime të ngjashme

"WASHINGTON NUK DO TA LEJOJË..."/ Trump ultimatum Iranit: Afat deri nesër, nuk do të keni as ura dhe stacione Botë

"WASHINGTON NUK DO TA LEJOJË..."/ Trump ultimatum Iranit: Afat deri nesër, nuk do të keni as ura dhe stacione

AKUZA IRANIT/ Rubio: Po e përdor Ngushticën e Hormuzit si mjet presioni Botë

AKUZA IRANIT/ Rubio: Po e përdor Ngushticën e Hormuzit si mjet presioni

ZBULOHET LABORATORI I DROGËS NË HAGË/ Arrestohen 4 persona, evakuohen dhjetëra familje Botë

ZBULOHET LABORATORI I DROGËS NË HAGË/ Arrestohen 4 persona, evakuohen dhjetëra familje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT