• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Eurodeputetja Fajon ka një mesazh për Kosovën
Home
Rajon

Eurodeputetja Fajon ka një mesazh për Kosovën

18 November, 2017 Redaktor2 Rajon

Kontesti kufitar i cili ka mbetur i hapur mes Sllovenisë dhe Kroacisë, e që të dyja janë pjesë e BE-së, ka shërbyer si shembull për vendet e tjera që para se të integrohen në BE, ta zgjidhin çështjen e demarkacionit, ka thënë në një intervistë përfaqësuesja e Parlamentit Europian Tanja Fajon.

Ajo ka përmendur se janë një sërë çështjesh të hapura ose të pazgjidhura ndërmjet vendeve që janë pjesë e BE-së, si shembull, Kroacisë me Bosnjën, me Slloveninë etj. Andaj Kosova para liberalizimit të vizave duhet ta kryej çështjen e demarkacionit.

“Përvoja ime është se ne nuk jemi si fqinjë të mirë siç premtojmë të jemi. Sepse, nëse shohim përvojën tonë me problemin mes Sllovenisë dhe Kroacisë, ekziston një kufi i hapur, si dhe një sërë çështjesh të tjera të hapura … Gjithnjë ndodh që disa interesa nacionaliste janë ato që janë të parat. Dua që Kroacia të jetë, sigurisht, ajo që me përvojën e saj dhe në zgjerimin drejt BE-së do t’i japë një dorë, jo për të hapur probleme  të reja, por për të bërë gjithçka të mundshme për të ndihmuar dhe jo bllokuar Bosnjën që sa më shpejt që të jetë e mundur të integrohet në BE”, ka thënë Fajon në një interviste për Anadolu Agency në gjuhën turke, transmeton Indeksonline.

Ai shton se në rajon, të gjithë kanë shumë çështje të hapura rreth kufijve dhe se kjo do të jetë një pengesë serioze kur një vend në rajon do t’i kërkohet të bashkohet me BE, duke marrë shembull rastin demarkimin e kufirit të Kosovës dhe Malit të Zi, i cili është shndërruar në kriter për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Për shkak se përvoja nga historia e Sllovenisë dhe Kroacisë është e tillë që asnjë vend i ri nuk do të hyjë në BE pa zgjidhjen e çështjeve të hapura, para se të bashkohet me BE. Ne duhet të kemi përpjekje të sinqerta për të zgjidhur këto çështje dypalëshe paralelisht me procesin e zgjerimit”tha Fajon, transmeton Indeksonline.

Një nga çështjet e hapura në rajon, të cilën përfaqësuesja e Parlamentit Evropian ka folur, është edhe dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës. Fajon foli për mënyrën se si të qetësojnë tensionet mes dy vendeve dhe të zgjidhin problemet si Kosova ashtu edhe Serbia para se ti bashkohen BE-së.

“Kjo do të ndodhë me një politikë të arsyeshme, e cila është e sinqertë, që dëshiron t’u sigurojë të gjithë njerëzve një jetë të denjë, nga njëra anë dhe nga ana tjetër. Është gjithashtu në interes të Beogradit dhe Prishtinës se që në këtë dialog plotësojnë kushtet, të cilat të gjithë njerëzit mund të jetojnë normalisht. Dhe shpresoj që ky dialog mes Beogradit dhe Prishtinës të jetë sa më i mirë në një atmosferë pozitive. Të gjitha deklaratat e tjera të rrezikshme, domethënë, kur politikanët pajtohen për diçka në Bruksel dhe pastaj kthehen në shtëpi dhe punojnë atje diçka tjetër, ato nuk janë të dobishme. Kështu që shpresoj që ky dialog të shkojë më tej dhe të përmirësojë jetën e njerëzve”, tha Fajon.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ambasadori zviceran e thotë TROÇ: Ja çfarë i largon investitorët nga Shqipëria
Previous article S'po ju dalin më vetullat? Kështu mund t'i rrisni në mënyrë natyrale, ndiqni këto hapa

Redaktor2

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT