• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Eurodeputeti: Irani po fokusohet në Shqipëri për të minuar statusin e “MEK”
Home
Shqipëri

Eurodeputeti: Irani po fokusohet në Shqipëri për të minuar statusin e “MEK”

10 April, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Struan Stevenson, politikan i njohur europian dhe anëtar i Parlamentit Europian prej 15 vitesh, thotë se “irritimi i thellë i Iranit pas transferimit të mijëra anëtarëve të lëvizjes kryesore opozitare nga Iraku në Shqipëri, si dhe humbja e mundësisë për t’i masakruar ata nuk janë aspak sekrete”.

Një transferim i tillë, për ligjvënësin europian ishte rezultat i fushatës së pashembullt të opozitës iraniane dhe mbështetësve të saj në Europë dhe Shtetet e Bashkuara.

Një lëvizje e tillë u realizua nën hundën e regjimit teokratik, ndërsa mullahët në Teheran kishin bërë çdo përpjekje për parandalimin e këtij transferimi, e kishin orkestruar dorëzimin ose asgjësimin e tyre.

Zyrtarë në Teheran e kanë pranuar se lëvizja kryesore e opozitës, “Muxhahedinët e Popullit të Iranit”, apo “MEK”, luajti rol kyç në nisjen e protestave të kohëve të fundit në mbarë vendin dhe demonstratave antiqeveritare.

Sipas “AFP”-së, më 2 janar të këtij viti, presidenti Hassan Rouhani i telefonoi shefit të Elizesë, Macron, të cilit i kërkoi të ndërmarrë veprime kundër opozitës iraniane me bazë në Paris dhe udhëheqëses së saj, Maryam Rajavi.

Presidenti francez e refuzoi një kërkesë të tillë.

Stevenson, i cituar nga “EuReporter”, pretendon se “emërimi i Gholam Hossein Mohammad Nia dhe Mostafa Roodaki, dy zyrtarë të lartë të Ministrisë iraniane të Inteligjencës (MOIS), si ambasador dhe sekretar i parë i Ambasadës në Tiranë, ka qenë një tregues i qartë i qëllimeve malinje të regjimit të mullahëve”.

Padyshim, roli i tyre është të krijojnë institucione fetare dhe kulturore, të cilat në fakt janë mbulime të paarsyeshme për aktivitetet e këqija të dy degëve të “MOIS”-it iranian në Shqipëri, që funksionojnë nën emrat e Qendrës Habiliane dhe Institutit Didban, shprehet më tej ai.

Më 22 mars, media shqiptare, – thotë artikulli, – njoftoi se dy iranianë ishin arrestuar me dyshimin për përgatitjen e akteve të terrorizmit dhe 10 persona të tjerë u arrestuan për t’u marrë në pyetje, duke shtuar se “MEK” ishte një objektiv i mundshëm.

Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E hodhën në një pusetë ujërash të zeza, foshnja shpëton për mrekulli (FOTO)
Previous article Incidenti: Deputetët e PD dhe LSI përplasen fizikisht me tregtarët që nuk ulin qepenat

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ARKËMORTI NË PROTESTË/ Berisha: Përsëritën 20 Shkurtin e 1991, i organizuan Ramës me simbolizma funeralin politik Politikë

ARKËMORTI NË PROTESTË/ Berisha: Përsëritën 20 Shkurtin e 1991, i organizuan Ramës me simbolizma funeralin politik

PUBLIKON PAMJET NGA PROTESTA/ Rama: ‘Arkivoli politik’ është simbol i së shkuarës dhe nuk duhet të rikthehet Breaking News

PUBLIKON PAMJET NGA PROTESTA/ Rama: ‘Arkivoli politik’ është simbol i së shkuarës dhe nuk duhet të rikthehet

AKTI NORMATIV PËR BUXHETIN 2026/ Rama: Ekonomia u rrit përtej parashikimeve, bonus për pensionistët dhe mbështetje sociale Politikë

AKTI NORMATIV PËR BUXHETIN 2026/ Rama: Ekonomia u rrit përtej parashikimeve, bonus për pensionistët dhe mbështetje sociale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT