• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“EURO ME POSTË”/ Arrestohet i SHUMËKËRKUARI që i shpëtoi operacionit para dy vitesh (EMRI)
Home
Breaking News

“EURO ME POSTË”/ Arrestohet i SHUMËKËRKUARI që i shpëtoi operacionit para dy vitesh (EMRI)

18 October, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Është arrestuar në Tiranë një 43-vjeçar nga Kavaja, pas më shumë se dy vitesh që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, si drejtues i një organizate kriminale të trafikut të drogës.

Aleksandër Demiri ishte një nga dy drejtuesit e grupit, që nuk u arrestua dot gjatë operacionit të koduar “Riccio”, që u koordinua në 4 shtete, Shqipëri, Itali, Gjermani dhe Spanjë. Ky operacion italo-shqiptar, u zhvillua më 27 maj të vitit 2016 dhe rezultatet e tij u bënë publike njëkohësisht në të dy shtetet nëpërmjet video-konferencës. Policia shqiptare deklaroi në atë kohë se kishte arrestuar 12 anëtarë të rëndësishëm të organizatës së heroinës dhe kokainës.

 

Zv.drejtori i Policisë së asaj kohe, Ardian Çipa, deklaroi se operacioni ishte zhvilluar në Tiranë, Durrës, Kavajë dhe Fier dhe suksesi i tij ishte produkt i bashkëpunimit efikas me Policinë italiane. Në Shqipëri u arrestuan Dritan Çela, Anesti Culli, Gerald Gjoni dhe Florjan Konokozi në Tiranë; Erald Zyka, Kridens Kercuku, Ilirjan Orhani në Durrës; Gazmend Dimni në Kavajë dhe Agron Sulmina e Ardit Hyka në Fier.

Përgjatë dy viteve, që Policia italiane kishte hetuar këtë bandë, ishin sekuestruar 130 kg heroinë dhe kokainë, si dhe ishte dokumentuar dërgimin i mbi 2 milionë eurove në Shqipëri, kryesisht me postë. Pala italiane deklaronte se shtetasit shqiptarë, Erald Nasto, Shahin Isufi, Ervin Taullahu, Aleksandër Demiri ishin drejtuesit kryesorë të grupit, të cilët vepronin nën urdhrat e Amarild Karanxhajt, që ishte kapo kryesor i organizatës.

Policia shqiptare deklaroi se të arrestuarit i përkisnin niveleve të ndryshme në organizatë, nga korrierët te shpërndarësit e drogës. Çdo anëtar i saj kishte rol të qartë dhe detyra që përfshinin trafikimin, furnizimin, shpërndarjen dhe transferimin e parave nga Italia në Shqipëri.

POLICIA ITALIANE

Komandanti i Karabinierisë në Milano, një ditë pas operacionit që u zhvillua në vitin 2016 shpjegoi se si funksiononte grupi i shqiptarëve që trafikonin drogë nga Holanda në drejtim të Italisë. Në një intervistë për televizionin “TGR”, komandanti Giuseppe La Gala, u shpreh se ky grup i dërgonte në Shqipëri paratë e përfituara nga shitja e drogës. Sipas tij, një dërgesë e tillë arrinte në vlerën e afro 1 milion eurove.

Rreth 300 mijë euro, të përgatitura për t’u nisur me postë në Shqipëri, u sekuestruan mbrëmjen e 24 majit 2016, kur u zhvillua operacioni mes Shqipërisë dhe Italisë. Komandanti La Gala shprehej se ky grup ka trafikuar tonelata droge në Itali, nga viti 2014 deri në vitin 2016. Sipas tij, kishin caktuar disa kode, në mënyrë që të mos zbuloheshin nga Policia, kode që për rreth 2 vite kanë funksionuar mjaft mirë, duke bërë që ata të mos zbuloheshin. Komandanti tregonte edhe se si funksiononte grupi.

Sipas tij, shqiptarët kishin rolin e furnitorëve me lëndë narkotike, të llojit heroinë dhe kokainë, ndërsa si korrierë për shpërndarjen e drogës përdornin disa shtetas nga Maroku dhe Tunizia, mes të cilëve edhe një femër. Gjithashtu, La Gala tregonte gjatë intervistës edhe mënyrën e jetesës që kishte bërë grupi i shqiptarëve për të mos u zbuluar nga Policia, që, sipas tij, bënin një jetë modeste dhe paguanin rregullisht të gjitha faturat.

HETIMI

Hetimet për zbulimin e këtij grupi kriminal kishin nisur që prej shkurtit të vitit 2014. Sipas komandantit të Karabinierisë së Milanos, ka qenë një ndërhyrje rutinë në Milano, që zbuloi dhe sekuestroi një sasi prej 42 kg heroinë në shkurt të atij viti, që inicioi hetimet për zbulimin e këtij grupi.

“Gjatë hetimeve, që u kryen nga Njësia Hetimore, u mësua ekzistenca e një grupi kriminal, që ishte i degëzuar në të gjithë Italinë Veriore dhe Shqipëri e që merrej me trafikun e kokainës e heroinës. U identifikuan furnizuesit shqiptarë të drogës dhe korrierët e tyre, që mbanin drogë me makina të modifikuara, posaçërisht për këtë veprimtari. Disa prej anëtarëve të këtij grupi kishin dyqane ku shisnin mallra të ndryshme me pakicë, që shërbenin si pikë takimi me korrierët marokenë e tunizianë, që merrnin pako të ndryshme me ‘ushqime’, ku në fakt kishte drogë. Hetimet në fund u ngushtuan te rrethi i personave, që kishin si detyrë kthimin në Shqipëri të shumave të konsiderueshme monetare, që transportoheshin me kamionë ose autobusë”, u shpreh gjatë intervistës për median italiane, komandanti Giuseppe La Gala.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "FËRKOJINI MIRË SYTË"/ Afërdita Dreshaj tregon shtëpinë e saj super LUKSOZE (FOTO)
Previous article LOJËRAT E FATIT/ Balla në kuvend: Të gjitha pikat e basteve do ti shkulim nga çdo lagje

Isa.Autor

Postime të ngjashme

AKSION ANTIDROGË NË TIRANË/ Arrestohet djali i Petrit Çakrajt, të akuzuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës Aktualitet

AKSION ANTIDROGË NË TIRANË/ Arrestohet djali i Petrit Çakrajt, të akuzuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës

RIHAPET DOSJA E KOZETA HYSENIT/ Prokuroria kërkon marrjen në pyetje të 28 personave për krimin e vitit 1999 Aktualitet

RIHAPET DOSJA E KOZETA HYSENIT/ Prokuroria kërkon marrjen në pyetje të 28 personave për krimin e vitit 1999

RREZIKUAN PUSHUESIT NË DET/ Policia ka gjobitur 278 shkelës! Drejtuesit me ‘Jet Ski’ u ndëshkuan me 100-500 mijë lekë Aktualitet

RREZIKUAN PUSHUESIT NË DET/ Policia ka gjobitur 278 shkelës! Drejtuesit me ‘Jet Ski’ u ndëshkuan me 100-500 mijë lekë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT