• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Euro arrin nivelin më të ulët që nga qershori. Ekspertët: Përdorimi i saj do vijë në ulje
Home
Ekonomi

Euro arrin nivelin më të ulët që nga qershori. Ekspertët: Përdorimi i saj do vijë në ulje

21 February, 2018 Ina.Autor Ekonomi

Monedha e përbashkët ka shënuar një tjetër rënie të fortë gjatë ditës së sotme në tregun vendas, duke arritur në nivelin më të ulët që nga fundi i muajit qershor.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbye sot me 132.05, me një rënie të fortë prej 0.3 lekë. Kjo është rënia më e madhe ditore që nga 21 qershori.

Ky është niveli më i ulët i monedhës së përbashkët që nga qershori i vitit të kaluar, kur euro zbriti në 131.98 lekë, niveli më i ulët të afër 10 viteve, dy ditë pas përfundimit të zgjedhjeve të 25 qershorit, si rrjedhojë e ofertës së lartë në valutë.

Ekspertët e tregut valutor pohojnë se rënia e ditës së sotme ka ardhur si rrjedhojë e disa faktorëve.

Së pari, euro ka rënë sot në bursat ndërkombëtare, ndonëse ajo vijon të mbetet afër nivelit më të lartë të tre viteve. Monedha e përbashkët u nënçmua sot me 0.15%, duke arritur në 1.2317 USD, nga 1.25 USD që arriti pak ditë më parë.

Së dyti, euro prej disa kohësh po shfaqet e dobët në tregun vendas dhe kjo është kthyer në një tendencë të qëndrueshme. Kjo dobësi shpjegohet me ofertën e lartë për valutë në tregun e brendshëm, e cila ka mbizotëruar përgjatë gjithë vitit 2017 dhe në muajt e parë të 2018-s. Në sektorin e ndërtimit psh ka pasur një valë shitjesh të shtëpive në euro, që janë konvertuar më pas në lekë. Megjithatë, Ilirian Ligaçaj, drejtor i thesarit në Union Bank pohon se nuk ka indikatorë të qartë të nivelit të ofertës në euro që hyn në Shqipëri.

Nga ana tjetër, përdorimi i euros pritet të vijë në ulje, pas strategjisë së Bankës së Shqipërisë për të reduktuar nivelin e euroizimit në ekonomi. “Euro do jetë vazhdimisht e dobët sepse do të përdoret më shumë monedha vendase edhe në kredidhënie”, pohon Ligaçaj. Ai shton se nëse edhe kontratat e shitblerjeve të mëdha si makina apo shtëpi do kthehen në lekë, kjo do e dobësojë më tej euron.

Një tjetër faktor që ka nxitur rënien e euros në tregun vendas sipas ekspertëve të kursit të këmbimit janë pagesat për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Ekspertë të tjerë të këmbimeve valutore shtojnë për Monitor se ka pasur fluks të firmave që kanë thyer valutën për të paguar detyrimet. Megjithatë ata shtojnë se presin që monedha e përbashkët të stabilizohet në ditët që do të vijnë.

Edhe dollari ka shënuar rënie në tregun e brendshëm, duke u këmbyer me 107.14 lekë, 0.09 lekë më pak se një ditë më parë. Nënçmimi i dollarit tek ne, në një kohë që në bursa ai ka qenë në rritje është një tregues se luhatjet në kursin e këmbimit janë nga faktorë të brendshëm./monitor/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kështu nuk e kishit parë! Franceska Jace ju mahnit me pamjen ekzotike (FOTO)
Previous article Brenda shtëpisë së Marina Vjollcës, moderatorja pozon me... (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT