Është shtyrë sërish seanca për Kelmend Balilin. Ditën e sotme ishte parashikuar mbrojtja po avokati i tij, Theodhori Sollaku nuk ishte gati.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar më herët kërkesën e Balilit për të përfituar gjykim të shkurtuar duke reduktuar dënimin e tij nga 18 në 12 vite.
Ai akuzohet për “Trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim, “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, si dhe për “Pastrim parash”.
Balili u vetëdorëzua mëngjesin e 15 janarit në policinë e Tiranës, pas 2 vitesh arrati. Sipas prokurorisë, Balili dyshohet se ka qenë një nga financuesit, ndërsa autoritetet greke nxorrën përfshirjen e tij në trafikimin e një sasie prej 700 kilogramësh kanabis sativa nga Saranda drejt ishullit Zakinthos në Greqi.


