Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dënuar me 10 vite burg Kelmend Balilin. Prokuroria kërkoi 18 vite, gjykata vendosi 15, por duke qenë se u pranua kërkesa për gjykim të shkurtuar, u ul 1/3 duke u dënuar përfundimisht me 10 vite burg.
Gjykata për Krime të Rënda u tërhoq që të marrë vendimin përfundimtar për Kelmend Balilin, ndërsa mbrojtja kërkoi pafajësi.
Në një seancë e cila zgjati rreth dy orë, avokati Theodhori Sollaku, kërkoi rrëzimin e akuzave të Prokurorisë, si të pambështetura në prova.
Vetë Balili, i pranishëm në seancë nuk foli, ndërsa të pranishëm ishin edhe familjarë të tij.


