Kritika se nuk “ia ka hedhur sytë” Shkodrës, kryeministri Edi Rama duket se ka lidhur dhe me faktin se qytetin më i madh ka bërë zgjedhje që kanë polemizuar politikën.
Duke iu përgjigjur kandidates nga Shkodra për lënien pas të qytetit, Rama deklaruar se pikërisht kryeqendra e veriut ka vuajtuar ndasinë politika.
“Shkodra ka shkuar në një drejtim gjithmonë në një drejtim kur ka pasur polarizim dhe ekstremizim, e ndasi ekstreme dhe ku politika gjithmonë ka triumfuar mbi faktet e punën dhe jetën e njerëzve. Është zona e tifozllëkut më të lartë politike, dhe për hir të së vërtets është shpeshherë jo i vogël në Shqipëri. Individi sheh se kush ma bën punnë, kur merr punë një elektricisti, një kopshtar apo kur ti shkon te një mjek, apo mësues për fëmijën ti nuk nisesh se me cilën parti janë ata, por kush ta bën punë më mirë. Mund mos ta shoh me sy Edi Ramën, se është arrogant, shumë i gjatë, brutal, por është kali që ma mban më mirë këtë ngarkesë që ma çon në anën tjetër të lumit. Dhe kështu duhet të jetë. Në këtë sens ti ke të drejtë në këtë mes, por në thelb Shkodra ka paguar shumë gjatë dhe padrejtësisht koston e zgjedhjeve që ka bërë duke i dhënë politikës një prevalencë shumë më të madhe se sa interesi i njerëzve dhe i qytetit”, tha Rama.


