• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ËSHTË VRARË ARDIANI”/ Vrau efektivin e FNSH-së, Apeli konfirmon burgun përjetë për David Qosajn
Home
Aktualitet
Kronikë

“ËSHTË VRARË ARDIANI”/ Vrau efektivin e FNSH-së, Apeli konfirmon burgun përjetë për David Qosajn

26 May, 2019 F.autor Aktualitet, Kronikë

Më shumë se 2 vite nga ngjarja e rëndë në Lezhë, ku David Qosaj pas përplasjes me Policinë vrau efektin e FNSH-së, Ardian Kodrën, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda e ka dënuar atë me burgim të përjetshëm me vendim të formës së prerë.

Vendimi i Apelit është dhënë disa muaj më parë, ndërsa janë rrëzuar pretendimet e Qosajt për gjendjen e tij shëndetësore. Gjatë gjykimit në Shkallë të Parë, mbrojtja pretendoi se në momentin që ka ndodhur ngjarja, i pandehuri i gjetur fajtor në të dyja shkallët e gjyqësorit, vuante nga një turbullim psikik, që ka ulur ekuilibrin mendor për të kuptuar dhe kontrolluar plotësisht veprimet apo mosveprimet e tij.

 

2

Me gjithë këto pretendime, nga aktekspertimet rezultoi se Qosaj ishte i përgjegjshëm para ligjit, duke u dënuar kështu me dënimin kapital, vuajtjen e të cilit do ta bëjë në një burg të sigurisë së lartë. Procesi në Apel për David Qosajn zgjati më shumë se një vit, kjo pasi Apeli e dërgoi dosjen në Gjykatën e Lezhës për kompetencë. Por dosja u kthye sërish te Krimet me vendim të Gjykatës së Lartë në shtator 2018-s, ku vazhdoi gjykimi rregullisht.

NGJARJA

Duke iu referuar dosjes, ngjarja ka ndodhur në datë 2 shtator 2016 rreth orës 11:50, kur shërbimet e Policisë pranë sallës operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë kanë marrë një njoftim se shtetasi David Qosaj ka dalë nga banesa dhe ka qëlluar me automatik. Pasi është vlerësuar situata si problematike, shërbimet e Policisë, të ndihmuar dhe nga ata të FNSH-së Shkodër, të organizuar dhe me dy blinda, janë nisur drejt vendit ku dhe pretendohej se po qëllohej. Pasi kanë arritur në fshatin Torovicë, ata kanë konfirmuar situatën e raportuar.

2
David Qosaj në Gjykatë

Pasi është organizuar lëvizja e trupave, mjeti tip blind, në të cilin ndodheshin shtetasit me inicialet T.T., si zëvendëskomandant, viktima Ardian Kodra drejtues mjeti, si dhe punonjësit e Policisë E.B. dhe V.T., ka qenë duke lëvizur në drejtimin Veri-Jug, duke pasur banesën e të dyshuarit në krah të djathtë dhe pasi e ka kaluar disa metra atë, është kthyer tashmë në drejtimin Jug-Veri, në banesën tashmë në krahun e majtë në një distancë fare të afërt me të. Për shkak të gjeografisë së terrenit, udhëheqësit e operacionit kanë orientuar drejtuesin e blindit të spostohej disa metra me tutje për të pasur një fushëpamje më të plotë të banesës së David Qosajt dhe pas kësaj, ai është pozicionuar përfundimisht në një distancë optimale, nga ku mund të shiheshin dhe lëvizjet e personit të dyshuar.

efektivi
Ardian Kodra, ish-efektiv i FNSH, që u vra gjatë përplasjes me armë

Duke qenë se tashmë pjesa ballore e objektit ishte nën kontroll, por nuk ishte siguruar plotësisht perimetri i banesës së të dyshuarit, një grup punonjësish të Policisë kanë lëvizur në drejtim të pjesës së pasme të banesës, ndërkohë që V.T. dhe E.B. kanë dalë nga blindi nga ana e djathtë e tij dhe janë pozicionuar pas tij në pritje të zhvillimit të mëtejshëm të situatës. Pas pak sekondash është parë drejtuesi i blindit, viktima Ardian Kodra, i cili ka dalë nga mjeti dhe është pozicionuar thuajse përballë banesës prapa një peme, e cila ndodhej fare pranë shtëpisë dhe u ka thënë shokëve të tij se është qëlluar dhe blindi. Po në këtë moment, Ardiani, me armë në dorë ka thërritur emrin e të dyshuarit David dhe pas kësaj janë dëgjuar përsëri breshëri armësh dhe dikush nga një pozicion tjetër u ka thënë se “është vrarë Ardiani”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 30 QERSHORI/ Kandidatja e Bindjes, Valbona Mezini e vendosur: Së bashku do t’ i japim Vlorës fytyrën që meriton!
Previous article "DESHA SDESHA UNË"/ Fifi i del në mbrojtje Tayna-s pas komenteve të Olti Currit (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë Aktualitet

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore Aktualitet

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT