Pas vendimit unanim nga grupi parlamentar i PD për djegien e mandatave të deputetit, kreu i PD Lulzim Basha ka zhvilluar takim me aleatët për 60 minuta.
Në përfundim të takimit kryedemokrati Basha njoftoi se aleatët, ashtu si edhe deputetët e PD janë gati të djegin mandatet
“Ky sot ishte takim pune, vendimi per djegien e mandateve është vendim i opozitës së bashkuar”, tha Basha
Fillimisht Basha zhvilloi takim rreth 60 minuta me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi në ambientet e selisë blu dhe me pas ka zhvilluar takim edhe me aleatët e vegjël të PD.
Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se Basha ka takoi kreun e LZHK Dashamir Shehi, kreun e PBDNJ Vangjel Dule, kreun e PR Fatmir Mediu, kreun e PAA Agron Duka si dhe me kreun e PDK Nard Ndoka.
Gjatë ditës së sotme Basha ka deklaruar zyrtarisht se grupi parlamentar vendosi të djegë mandatet duke numëruar arsyet që çuan në këtë vendim.
Ndërkaq grupi i PD ka autorizuar Bashën të ndjekë hapat e mëtejshëm.


