• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ËSHTË PROJEKT KU NUK JEMI…”/ Lleshaj flet për kanabisin, ligjin për policinë, rendin…
Home
Politikë

“ËSHTË PROJEKT KU NUK JEMI…”/ Lleshaj flet për kanabisin, ligjin për policinë, rendin…

21 May, 2020 s.autor Politikë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në një intervistë për “Ditari” në A2, preku disa tema që kanë lidhje me Policinë e Shtetit, duke nisur nga ideja për legalizimin e kanabisit mjekësor.

“Kanabisi për qëllime mjekësore nuk do të kultivohet në male, por në plantacione super të kontrolluara, pranë qendrave urbane. Kur policia arrin të kontrollojë kultivimin ilegal, për prodhimin legal nuk ka asnjë lloj problemi. Gjithësesi, diskutimi nuk është ende në fazën ku të përfshihet Ministria e Brendshme, jemi ende shumë herët, por nuk shikojmë vështirësi për të siguruar këtë proces. Aktualisht po diskutojnë ekspertët e shëndetësisë me ata të ekonomisë”, tha Lleshaj.

“Është projekt ku nuk jemi pionerë ne, ka shumë vende që e kanë nisur”, shtoi ministri.

Në lidhje me ligjin e ri për policinë, Lleshaj sqaroi se “hetimi policor i shërben parandalimit të krimit, që është detyrë vetëm e policisë. Për këtë arsye, policisë i duhen instrumentat për të parandaluar krimin”.

Në lidhje me situatën e rendit në vend, ministri i Brendshëm theksoi se “rendi dhe siguria publike janë afër mesatareve evropiane”.

“Nuk është se kemi situatë sigurie më të rënduar nga vendet e tjera. Ka shumë qytete perëndimore ku turistëve i rekomandohet kujdes për të hyrë në zona të caktuara. Në Shqipëri nuk kemi nga këto zona. Rendi nuk është faktori që largohen njerëzit nga vendi, ata largohen për arsim më të mirë ose sepse ndjekin iluzione të gabuara. Gjithashtu, edhe perceptimi që krijojnë mediat ndikon. Në SHBA vriten shumë më tepër persona sesa vriten në Shqipëri, por mediat nuk i kushtojnë shumë rëndësi. Te ne është një industri e tërë që nxjerr vetëm lajme e vrau, e rrahu, goditi fqinjin…”, tha Lleshaj.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rama jep LAJMIN në emision: Aleanca për Teatrin do të bëhet partia e re e Metës. Do e nisi si lëvizje qytetare
Previous article "DO IA HANIT VESHIN RAMËS?" Përgjigjet Kryemadhi: Jam e paparashikushme dhe...

s.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore Politikë

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore

ÇFARË NDODHI? PS përjashton Agron Shehajn 30 ditë nga Kuvendi Politikë

ÇFARË NDODHI? PS përjashton Agron Shehajn 30 ditë nga Kuvendi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT