• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ËSHTË PIKA MË E ULËT NË TOKË/ Ambientalistët japin alarmin: Deti i Vdekur “po vdes”, do të sjellë pasoja
Home
Nderkombetare

ËSHTË PIKA MË E ULËT NË TOKË/ Ambientalistët japin alarmin: Deti i Vdekur “po vdes”, do të sjellë pasoja

28 May, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Ambientalistët izraelitë janë të shqetësuar se Deti i Vdekur, pika më e ulët në Tokë, po zhduket. Kjo paraqet rreziqe mjedisore dhe mund të ndikojë në efektet e rralla shëruese të Detit të Vdekur. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Linda Gradstein ishte në rajonin e Detit të Vdekur dhe përgatiti këtë kronikë:

Jake Ben Zaken drejton varkën e tij të vogël drejt një formacioni të çuditshëm kripor që ka dalë mbi sipërfaqen e Detit të Vdekur. Deri vonë, këto formacione ishin të gjitha nën ujë, por deti po tkurret me shpejtësi.

Ai beson se mjedisi i veçantë i Detit të Vdekur, pika më e ulët në tokë, duhet të mbrohet.

“Unë mendoj se Deti i Vdekur i përket botës. Ky është i vetmi vend në botë i këtij lloji, nuk ka asgjë të ngjashme në botë. Dhe unë mendoj se duhet ta mbrojmë atë”, thotë ai.

Tkurrja e Detit të Vdekur është dokumentuar për vite me radhë nga organizata Projekti i Ringjalljes së Detit të Vdekur.

“Deti i Vdekur është aktualisht në pikën më të ulët të regjistruar ndonjëherë. Ne po humbasim sasi uji të barasvlefshme me sasinë e ujit në 600 pishina olimpike në ditë. Po përpiqemi të bëjmë gjithçka që të kemi një vizion për të rimëkëmbur rrjedhën historike, për të shpëtuar Detin e Vdekur me çdo mënyrë”, thotë Noam Bedein nga Projekti i Ringjalljes së Detit të Vdekur.

Burimi kryesor i ujit të Detit të Vdekur është lumi Jordan, por rrjedha e tij është pakësuar në mënyrë drastike nga mungesa e reshjeve dhe mungesa e ujit në këtë rajon shkretëtire. Ndryshimi i klimës ka çuar në shfaqjen e papritur të mbi 6,000 gropave të mëdha dhe të rrezikshme, duke shkatërruar industrinë turistike në këtë zonë.

Disa artistë mjedisorë izraelitë po përpiqen të rrisin ndërgjegjësimin mbi tkurrjen e Detit të Vdekur dhe shfaqjen e gropave të rrezikshme, përmes vallëzimit, ekspozitave fotografike dhe artit me tema mjedisore.

“Metafora e vijave të kuqe është një referencë për enët e gjakut të Nënës Natyrë. Unë e shoh të gjithë këtë zonë si një profeci të asaj që do të ndodhë në botë nëse nuk do të kujdesemi për natyrën”, thotë artisti dhe aktivisti i mjedisit, Doron Gazit.

Klinikat e “Terapisë Klimatike” të Detit të Vdekur kanë trajtuar mijëra pacientë që vuajnë nga sëmundje të lëkurës dhe probleme të frymëmarrjes. Ato shfrytëzojnë kushtet e rralla mjedisore të rajonit, duke përfshirë nivelet e larta të oksigjenit, rrezet ultravjollcë dhe ujin me minerale. Tani një studim i ri tregon se mjedisi i Detit të Vdekur mund të ndihmojë edhe pacientët me COVID-19.

“Për herë të parë ne po shohim se rrezet ultravjollcë mund të jenë të dobishme për pacientët me Covid-19. Në studimin e fundit kemi mësuar se këto rreze mund të parandalojnë vdekjet nga Covid-19″, thotë Dr. Marco Harari nga klinika DMZ.

Ambientalistët këtu thonë se ka shumë arsye për të shpëtuar Detin e Vdekur dhe shpresojnë se ky studim do të rrisë ndërgjegjësimin për atë që duhet bërë për të ndalur tkurrjen e mëtejshme të tij./ VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEKLARATA E FORTË/ Harxhi: Çuditem pse Bashën nuk e kanë shpallur non grata! Atij i është refuzuar viza nga SHBA
Previous article RISIA/ Azhurnimi i fundit i WhatsApp përshpejton mesazhet zanore

Delo.autor

Postime të ngjashme

MES FRIKËS DHE ALEANCAVE/ Arabia Saudite gati projektin që mund të ndryshojë Lindjen e Mesme Botë

MES FRIKËS DHE ALEANCAVE/ Arabia Saudite gati projektin që mund të ndryshojë Lindjen e Mesme

BRITANIA E MADHE MERR VENDIMIN/ Ndalon rrjetet sociale për të miturit nën 16 vjeç Botë

BRITANIA E MADHE MERR VENDIMIN/ Ndalon rrjetet sociale për të miturit nën 16 vjeç

ARRIHET MARRËVESHJA SHBA-IRAN PËR T'I DHËNË FUND LUFTËS/ Firmoset të premten në Zvicër Botë

ARRIHET MARRËVESHJA SHBA-IRAN PËR T'I DHËNË FUND LUFTËS/ Firmoset të premten në Zvicër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT