• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ËSHTË MË I FORTË SE BASHA”/ Nano: Protestat e paralajmëruara nga Berisha do të ishin “vetëvrasje” për të
Home
Politikë

“ËSHTË MË I FORTË SE BASHA”/ Nano: Protestat e paralajmëruara nga Berisha do të ishin “vetëvrasje” për të

6 December, 2021 Delo.autor Politikë

Analisti Mustafa Nano u shpreh për MCN se ka një klimë që flet në favor të datës 11 dhjetor, për kuvendin e PD të thirrur nga ish-kryeministrit Sali Berisha.

Por Nano nuk përjashtoi as kuvendin e datës 18 dhjetor, për të cilin tha se ai do të jetë një kuvend i bujshëm.

Në lidhje me deklaratën e Berishës për protesta masive, Nano e cilësoi si një “vetëvrasje” për ish-kryeministrin pasi sipas tij dhe pse ai është “mjeshtri i protestave” nuk do të bëjë siç ka bërë më parë sepse situata e tij mund të përkeqësohet.

Zoti Nano, pak ditë para kuvendit të 11 dhjetorit si e lexoni raportin e forcave në përplasjen mes Berishës e Bashës?

Një gjë e lexueshme. Ka një klimë që flet në favor të datës 11 dhe këtu nuk ka asnjë çudi se organizohet nga lideri historik i PD. Po unë jam i sigurt dhe në datën 18 do jetë një kuvend i bujshëm. Dy kuvendet do të bëjnë përshtypje. Kuvendi i Berishës do bëhet në stadium dhe do jetë një tubim dhe jo një kuvend. Dhe në regjimet totalitare nuk bëjnë kongrese me nr. delegatëve deri në 4000. Është e sigurt që Berisha në terren është më i fortë dhe Basha ka fuqi dhe ndikim te stabilshiteti i PD. Nga info të miat pranë Bashës thonë që Kuvendi do të jetë i madh. Salla do të jetë plotë dhe atje.

Si e patë foltoren virtuale të zotit Berisha në Shtetet e Bashkuara dhe akuzat për lidhje të zotit Basha me krimin?

Foltorja e Amerikës ishte më pak e bujshme seç prisja. Mesa duket është bojkotuar nga, aq pjesëmarrje sa ishte nuk ishte e … Në takimin që ai bëri nuk është se duhet si kriter pjesëmarrja, por duhet të kemi faktin që bëri një takim me shqiptarët e Amerikës që po bëjnë takim me një njëri që është non grata nga Amerika.

Në kontekstin politik dhe social ku ndodhet vendi mund të fitojë terren retorika e zotit Berisha për protesta masive?

Berisha është mjeshtri i protestave por siç i ka bërë nuk mund ti bëjë. Situata e Berishës mund të përkeqësohet. DASH ka thënë se do të ketë ..Mbas kuvendin unë parashikoj që do të ketë një ftohje graduale të Berishës me Berishën. Nëse do të bëjë këtë që do të “ishte vetëvrasje” për Berishën. Nuk ka për ta bërë Berisha. Nuk ka për të ndodhur asgjë. Mund të mblidhen 1000-2000 demokratë por nuk kanë për të bërë asgjë sepse do të ishte “plumbi i fundit që do ti fuste Berisha vetes”.

Nga ana tjetër kemi zotin Basha që bën propozime në rrjetet sociale për çështje që kanë të bëjnë me reformën zgjedhore. Për atë që përfaqëson zoti Basha aktualisht ka kuptim të bëjë propozime të tilla?

Në rastin më të suksesshëm për Berishën ata marrin 80% të masës së madhe. Basha tani tregon me gjeste që të bindë që të bëjë një opozitë ndryshe jo në rrugë.

Çfarë prisni nga ardhja në Tiranë e të dërguarit të SHBA për Ballkanin, zotit Eskobar, po bëhen javë që ambasadorja Kim nuk është prononcuar për çështjen Berisha.

Nuk pres gjë të madhe. Vizita e tij nuk lidhet me zhvillimet politike në vend. Ai ishte dhe në Maqedoni e tani po vjen dhe në Shqipëri. Pasi të marrim vesh se çfarë do të thotë. Nëse ai shpall masa të tjera për korrupsionin. Nëse do të ketë një listë do të ketë një goditje të fortë dhe në anën e majtë.

Mendoni se lëvizja Berisha do sjellë një rithemelim të Partisë Demokratike?

Besoj që ky është fundi i Berishës dhe i PD-së të projektuar sipas vizionit të Berishës. Do të jetë një fund gradual. Nuk është ai zjarri dhe entuziazmi që jemi mësuar. Njerëzit më besnikë të Berishës është një masë e vogël.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ISHTE I SHPALLUR NË KËRKIM/ Plagosi me automatik në këmbë 47-vjeçarin në Theth, arrestohet autori (EMRI)
Previous article PAS DY DEKADASH/ Kartëmonedhat Euro do të ri-dizajnohen në vitin 2024

Delo.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT