• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ËSHTË KOHA TË THEMI LAMTUMIRË”/ Zbulohet letra e fundit e Jeffrey Epstein përpara se të vriste veten në burg
Home
Nderkombetare

“ËSHTË KOHA TË THEMI LAMTUMIRË”/ Zbulohet letra e fundit e Jeffrey Epstein përpara se të vriste veten në burg

1 May, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vdekjen e ish-financuesit amerikan Jeffrey Epstein, i cili dyshohet se kishte shkruar një shënim vetëvrasjeje përpara se të ndërronte jetë në burg.

Sipas The New York Times, letra në fjalë ka mbetur e fshehtë për gati shtatë vite, e depozituar në një gjykatë në Nju Jork. Një ish-shok qelie ka deklaruar se e kishte gjetur shënimin në korrik të vitit 2019, pasi Epstein ishte gjetur pa ndjenja me një copë pëlhure rreth qafës. Ai i mbijetoi atij incidenti, por disa javë më vonë u gjet i vdekur në qelinë e tij.

Sipas dëshmisë së shokut të qelisë, në shënim shkruhej: “Është koha të themi lamtumirë”.

Raportimet tregojnë se dokumenti ishte vulosur nga një gjykatës federal si pjesë e procedurave penale ndaj vetë shokut të qelisë, duke bërë që hetuesit që po shqyrtonin vdekjen e Epsteinit të mos kishin akses në këtë material, i cili mund të kishte shërbyer si provë e rëndësishme.

The New York Times ka paraqitur tashmë një kërkesë në gjykatë për deklasifikimin e këtij shënimi.

Që prej dhjetorit 2025, Departamenti i Drejtësisë i SHBA ka publikuar miliona faqe dokumentesh që lidhen me çështjen Epstein. Megjithatë, sipas gazetës amerikane, shënimi nuk figuron në asnjë prej materialeve të publikuara.

Një zëdhënëse e Departamentit të Drejtësisë është shprehur se institucioni nuk ka qenë asnjëherë në dijeni të ekzistencës së këtij dokumenti.

Zbulimi i mundshëm i këtij shënimi pritet të rihapë diskutimet mbi rrethanat e vdekjes së Epsteinit, një çështje që vazhdon të ngjallë debat dhe dyshime në opinionin publik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA SOT DERI NË 30 SHTATOR/ Shqipëria dhe Kosova rikthejnë regjimin e kalimit pa kontrolle në kufijtë tokësorë
Previous article KËRCËNOI SE DO SHPËRTHENTE BOMBË NË RINAS/ SPAK dërgon në gjykatë 44-vjeçarin rus

s.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë Botë

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT