Kryeministri Edi Rama jep një intervistë nga Berati.
“Gjysmë million vizitorë në kalanë e beratit që nga nisja e rilindjes urbane është një shifër domethënëse. 5 fishimi i strukturave pritëse akomoduese. Rritja e punësimit përmes bizneseve të reja të vogla është domethënëse.
Kur morëm detyrën Berati dhe Gjirokastra rrezikonin të humbisnin mbështetjen e UNESCOS. Ne kemi kthyer Beratin dhe Gjirokastren perseri ne atë kategori qendrash historike të trashëgimninë kulturore botërorel.Bukuria e këtij vendi është aseti ynë më i madh. Ne duhet ta vëmë atë në pah duke investuar. Pradaj duhet të vazhdojë puna e të kryhet punë. Ka kaq shumë gjëra për të bërë dhe për të marrë pas”, tha ai.


