Sot është protesta e opozitës e organizuar nga nga kreu i PD-s Basha dhe kryetarja e LSI-s Monika Kryemadhi. Ata i ftuan qytetarëtqë të lënë punët e tyre dhe të vijnë në Tiranë për protestën.
Ish -ministri i brendshëm Flamur Noka ndodhet sot në Shkodër, prej nga ku do të niset bashkë me protestuesit nga veriut, drejt Tiranës. Noka paralamëroi për mediat se politika sot ia ka lënë fjalën, qytetarit, pa zbuluar asgjë nga skenari i protestës.
FJALA E FLAMUR NOKËS
“Janë disa pika prej nga po nisen qytetarët për në protestën e Tiranës, – tha Noka. – Kjo është një nga pikat. Masiviteti është i paparë. Janë me mijëra qytetarë të Shkodrës që po nisen drejt Tiranës. Sot do të flasin qytetarët, sot politika hesht. Është dita e tyre. Pritet ajo që qytetarët e dinë vetë. Sot është fjala e tyre, nuk është fjala e politikës.”
/AlpeNews.al


