• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ESCOBARI SHQIPTAR”/ Mushka me DROGË drejt Europës, zbulohen “SEKRETET e Met Kananit
Home
Breaking News

“ESCOBARI SHQIPTAR”/ Mushka me DROGË drejt Europës, zbulohen “SEKRETET e Met Kananit

2 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë, që prej një viti ka  nisur hetimet në lidhje me grupinn e Met Kanannit, apo siç njihet ndryshe “baroni i drogës”.

Kanani dhe bashkëpunëtorë të tij në Shqipëri dhe në rajon dyshohet të kenë trafikuar disa ngarkesa të mëdha kanabisi drejt vendeve të Lindjes, por edhe heroinë drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Më 12 maj 2018,  u vunë në pranga 19 persona, 14 në Shqipëri dhe 5 jashtë saj,  pas një  operacioni të gjërë antidrogë të nisur nga Krimet e Rënda.

Gjatë një viti që kanë zgjatur hetimet për grupin e Met Kananit, janë identifikuar të paktën 10 persona që kanë punuar për të, duke trafikuar sasi të ndryshme kanabisi dhe heroine.

CNA.al ka siguruar dosjen hetimore, ku konstatohet se pas vënies në përgjim  të një sërë numrash telefonik celularë, është zbuluar rrjeti i trafikantëve, skema e trafikimit të lëndëve narkotike dhe zonat ku ishin përqëndruar.

Në dosje jepen detaje se si “baroni i drogës”, Met Kanani e kalonte lëndën narkotike ngë Shqipëria në vendet e Bashkimit Evropian, nëpërmjet grupit të tij që kishte këtu.

Nga Shqipëria për në Maqedoni, droga kalonte me mushka, përmes kufirit të gjelbër, ndërsa në Maqedoni dhe konkrteisht në Strugë do të përdoreshin kamionë, për të vijuar transportin në Evropë.

Dosja hetimore

Me  datë 27.02.2018 në shtetin e Maqedonisë u bë kapja në flagrancë e shtetasit Mentor Muçka, ku në makinën e tij në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua 85 kg.lëndë narkotike kanabis sativa.

Si rezultat i pergjimeve telefonike rezulton se i hetuari Arvanit Ulndreaj me numër telefoni 0685156203 që në datë 25.02.2018 sëbashku me të hetuarin tjetër Landi me numër telefoni 0694336858  kanë shkuar në shtetin e Maqedonisë dhe sëbashku kanë organizuar punën për kalimin e lëndës narkotike nga Shqipëria drejt Maqedonisë nga ku i hetuari Arvanit Ulndreaj ka mbajtur kontakte dhe me të hetuarit apo persona të tjerë të cilët janë “Sadiku” (i hetuari Andrea Balla) dhe bashkë me ta kanë bërë të mundur kalimin e lëndës narkotike me anë të transportit me kafshë në terren të vështirë.

Me qëllim identifikimin e personave të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike Shqipëri-Maqedoni,  nga Sektori per Hetimin e Narkotikëve trasmetua në kohë reale informacioni sipas të cilit rezulton se kamioni i markës “Iveco”, model Magirus me targa AA501LA dhe ADR036. ngjyrë të bardhë me drejtues mjeti shtetasin Mentor Muçka ka marrë përsipër të transportojë një sasi lënde narkotike nga Maqedonia me destinacion vendet e BE -së.

Lëndën narkotike ky shtetas do e merrte me kamion me datë 26.02.2018 në parkingun e “Bar Ambienti’, i cili ndodhet në dalje të Strugës.

Lënda narkotike do të dërgohej Shqipëria nëpërmjet kufirit të gjelbër me mushka dhe me pas do të çohej me kamion nga i hetuari Klinsi Aliaj dhe Florand Xhabej.

Transportin në brendësi të territorit të Maqedonisë e kishin marrë përsipër ta organizonin shtetasit që thërriten Arvanit, Ladi dhe “Sadiku”, Aranit Balla.

Ndërsa në rolin e ndihmësit ishte Orges Islami, i cili kishte lidhje shoqërore me Klinsi Aliaj, Alfred Shabanin dhe Arvanit Ulndreaj.

Nge autoritetet e antidrogës në Maqedoni është kërkuar që kamioni dhe e gjithë situata të mbahet nën kontroll  me qëllim identifikimin e rolin e gjithësecilit, si dhe kapjen e sekuestrimin e lëndës narkotike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Anglia fiton në miqësore ndaj Nigerisë, shënon “kapiteni” Harry Kane… (VIDEO)
Previous article Probleme tek Milan? Ylli i Bayern shumë pranë

F.autor

Postime të ngjashme

MOMENTE TMERRI/ Pushuesi tregon si u hodh nga ballkoni për t’i shpëtuar zjarrit në Vlorë Aktualitet

MOMENTE TMERRI/ Pushuesi tregon si u hodh nga ballkoni për t’i shpëtuar zjarrit në Vlorë

ZJARRI NË HOTELIN E VLORËS/ Flakët dyshohet se nisën nga priza treshe ku ishin lidhur dy frigoriferë Aktualitet

ZJARRI NË HOTELIN E VLORËS/ Flakët dyshohet se nisën nga priza treshe ku ishin lidhur dy frigoriferë

PARASHIKIMI I MOTIT/ Kthjellime dhe vranësira, reshje të shkurtra shiu në jug dhe lindje të vendit Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Kthjellime dhe vranësira, reshje të shkurtra shiu në jug dhe lindje të vendit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT