• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ERZEN UKËS I GJENDJE BARUTI/ Ekspertiza: U qëllua nga brenda kullës në Orosh
Home
Aktualitet
Kronikë

ERZEN UKËS I GJENDJE BARUTI/ Ekspertiza: U qëllua nga brenda kullës në Orosh

30 November, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Duket se kanë gjetur përgjigje pretendimet e Policisë se nga brenda kullës në Orosh të Fushë-Arrëzit, u qëllua me armë në kohën kur efektivët e Komisariatit të Pukës bënin thirrje për dorëzimin e Erzen Ukës (Hamza Uka) dhe Julian Cumraku (të njohur ndryshe si Hamza Uka dhe Adem Cumraku),

Ekspertët kriminalistë të angazhuar me hetimet rreth operacionit “Oroshi”, kanë konstatuar mbetje baruti në duart dhe rrobat e Ukës, një ish komando, me eksperienca ushtarake në Irak e Afganistan në vitet 2000, i konvertuar më pas në një mysliman radikal dhe ithtar të ISIS-it.

Të paktën një plumb i qëlluar me armë nga brenda banesës mësohet të jetë fiksuar edhe në momentin e kqyrjes së vendit të ngjarjes, pasi vetdorezimit të Ukes dhe Cumrakut.

Grupi hetimor ka sekuestruar dhe kamerat e sigurisë të qytetit, në bashkinë e Fushë-Arrëzit, ku janë vërejtur Uka, Cumraku dhe një person i tretë, i cili mendohet ti ketë ndihmuar, por që mbetet i paidentifikuar.

Nga ana tjetër është zbuluar vajza me të cilën ishte takuar Cumraku. Ajo është marrë në pyetje, por nuk dihen detaje mbi atë se çfarë ajo mund të ketë rrëfyer.
Policia e Shtetit ende nuk ka sqaruar rrethanat në të cilat u plagos me armë zjarri Erzen Uka, i cili pas dorëzimit u shoqërua për mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës me një plagë plumbi në këmbën e djathtë.

Avokati i mbrojtjes së Erzen Ukës, pas masës së sigurisë “Arrest me burg” ndaj dy të shoqëruarve, hodhi dyshime të forta se plaga në këmbën e Ukës ishte shkaktuar nga RENEA. Hipotezë e hedhur poshtë deri më tani nga policia.

Ndaj Erzen Ukës dhe Julian Cumrakut, të dyshuar për akte ekstremiste, prokuroria ka zyrtarizuar vetëm akuzën e armëmbajtjes pa leje, ndërsa ende nuk ka siguri lidhur me qëllimin dhe praninë e tyre në banesen ku u gjeten armë e municione, si dhe një flamur i ISIS-it, varur në murin e banesës ku ata qëndronin prej së paku disa javësh.

Të dy ranë në sy të policisë në mënyrë rastësore, gjatë një operacioni anti-kanabis, të bluve të Pukës, kur Julian Cumraku iku me shpejtësi nga sytë e efektivëve dhe u ngujua në kullën ku më pas u konstatuar se ndodhej edhe një person i dytë, pikërisht Erzen Uka, i dënuar më parë me tre vite heqje lirie nën akuzën e “nxitjes së urrejtjes fetare”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA GATI TË SULMOJË VENEZUELËN? Reagon Ministria e Mbrojtjes: Do mbrojmë sovranitetin
Previous article TENTUAN TA KALONIN NË GREQI/ Dy shqiptarë arrestohen me 47 kg kanabis!

s.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT