• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ERVIS MARTINAJ, KLANI “DUKA” DHE I LIRUARI DOKLE/ Në listën e OFL për të justifikuar pasurinë
Home
Breaking News

ERVIS MARTINAJ, KLANI “DUKA” DHE I LIRUARI DOKLE/ Në listën e OFL për të justifikuar pasurinë

18 February, 2020 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ervis Martinaj, njëri nga biznesmenët e njohur në Tiranë në fushën e basteve sportive, por jo vetëm, është vënë në “lupën” e oficerëve të operacionit “Forca e Ligjit”. Për Martinajn, OFL ka kërkuar informacion në të gjitha bankat e nivelit të dytë në Shqipëri, zyrës së hipotekës së Tiranës dhe hipotekës së përgjithshme, zyrës së taksave, drejtorisë së regjistrimit të automjeteve dhe jo vetëm.

Martinaj, momentalisht është person në hetim për ngjarjen e 4 tetorit 2018 në zonën e ish-bllokut, ku në një përplasje me armë, Ervis Martinaj mbeti i plagosur në qafë, ndërsa u vra miku i tij Fabiol Gaxha dhe mbeti i plagosur rëndë Eljon Hato. Aktualisht kjo çështje vijon të hetohet nga prokurori Artan Lulaj në prokurorinë Tiranës, ku krahas kësaj ngjarje një tjetër prokurore, Anisa Qilimi, kryen hetime për sa i përket dyshimeve për Martinajn për akuzën e pastrimit të parave.

Ndërkohë mes listës së personave që oficerët e Operacionit “Forca e Ligjit”, kanë targetuar për të hetuar pasurinë është dhe Leonard Duka. Duka, rezulton të jetë ende në kërkim nga prokuroria e posaçme pasi dyshohet se së bashku me Fatmir Hysenin nga Vlora, Blendi Teta, Erlis Duka, Oltian Loka, Ilir Selmani, Aleksandër Maxhaku dhe Dritan Agaj, kanë ekzekutuar në Tiranë ish-efektivin e policisë Santiago Malkon.  Mësohet se ndaj vëllezërve Duka, prokuroria e posaçme ka nisur një hetim pasuror qysh prej vitit 2019, por kjo nuk e ka penguar aspak oficerët e Operacionit Forca e Ligjit, të verifikojnë sërish Leonard Dukën, vëllain e tij Erlis Duka dhe babait të tyre Muhamed Duka. Leonard dhe Erlis Duka, besohet se menaxhojnë disa biznese në Tiranë dhe njëherësh dyshohen nga policia se kryejnë trafik droge në disa vende të Evropës.

Gjithashtu një tjetër emër që është përfshirë në verifikimin e OFL dhe që shumë shpejt do marrë kërkesën për të justifikuar pasurinë, mësohet se është dhe Endrit Dokle. Ky i fundit në 14 janar 2020, la qelinë në burgun e Fushë-Krujës, pasi u lirua nga gjyqtarja Enkeleida Hoxha, megjithëse ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për disa akuza të rëndë si vrasjes, tentativë vrasje, pengmarrje, dhe trafik të heroinës në Itali.

Ndërsa një javë më parë OFL, i dërgoi kërkesën për të justifikuar pasurinë Pajtim Serjanit, Emiljano Shullazit dhe Dritan Dajtit, të tre këta personazhe, që i përkasin listës së Tiranës, që Policia e Shtetit ka identifikuar për të verifikuar pasurinë.

Pritet që në ditët në vijim operacioni i “Forca e Ligjit” të publikojë emra të tjerë, për sa i përket Tiranës, ku nuk mungojnë emra të njohur të botës së krimit dhe të lidhur me segmente të caktuara të politikës në vend.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOURINHO MERR LAJMIN E KEQ/ Tottenham humbet edhe yllin koreano-jugor Son, ja sa do të mungojë
Previous article "KREDITË E BUTA ME NJË AFAT 20-25 VITE"/ Ahmetaj: Rindërtimi do jetë shembull, paratë do i nxjerrim nga... (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë Aktualitet

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë

DETAJET E FUNDIT/ U vra me kallashnikov, zbulohet emri i viktimës në Korçë. 20-vjeçari, pjesë e Forcave të Armatosura Aktualitet

DETAJET E FUNDIT/ U vra me kallashnikov, zbulohet emri i viktimës në Korçë. 20-vjeçari, pjesë e Forcave të Armatosura

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT