Errësira e plotë ka mbizotëruar në Elbasan pas urdhrit të ministres së Infrastrukturës, Belina Balluku për të fikur ndriçimin publik të rrugëve për kursimin e energjisë elektrike.
Në aksin rrugor Tiranë-Elbasan dhe atë Elbasan-Librazhd dritat janë fikur.
Gjithashtu ndriçimi është shkëputur edhe në brendësi të qytetit të Elbasanit, në lagjen e Trenit, në rrugën 25 Nëntori, Lagja Skënderbej dhe Parkun Rinia.
Sipas informacioneve, lagjet ku është shkëputur energjia elektrike kanë rënë shpeshherë pre e grabitjeve.
Për këtë arsye, blutë e Elbasanit ka shtuar patrullimet në këto zona, nga frika e shtimit të grabitjeve në këto zona


