• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Erion Veliaj: Jap dorëheqjen nëse bashkia ka harxhuar lekë për koncertet e Ermal Metës e Rita Orës
Home
Sociale

Erion Veliaj: Jap dorëheqjen nëse bashkia ka harxhuar lekë për koncertet e Ermal Metës e Rita Orës

7 June, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se Bashkia e Tiranës nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë nga buxheti i saj për të sjellë në Tiranë, këngëtarët me famë botërore, Rita Ora dhe Ermal Meta, të cilët perfomuan në sheshin “Skënderbej” duke dhuruar spektakël për banorët e kryeqytetit.

“Qershia mbi tortë ishin Rita Ora dhe Ermal Meta, dy histori suksesi shqiptare dhe një nga gjërat që më erdhi shumë keq është se pati një minorancë që mundohet të bëjë telendarin sa herë që ndodh diçka e bukur. A ka mundësi që disa gjëra të bukura ne vetëm t’i lëmë të ndodhin edhe vetëm t’i vlerësojmë. Dhe nëse nuk duam të falenderojmë bashkinë vetëm ta kyçim sepse disa gjëra thjesht nuk duhen atakosur me këtë ballkanizmin që ne helmojmë çdo lloj gjëje që prodhon një të mirë. Bashkia e Tiranës, thesari është online, ka harxhuar 0 lekë, 0 qindarka”, u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se nëse Bashkia e Veronës pagoi për të pasur në koncert talentet shqiptarë të muzikës botërore, gjithçka në Tiranë është realizuar pa shpenzuar asnjë qindarkë.

“A përdori Bashkia e Tiranës dhe autoritetet lidhjen me Ermalin, me Ritën që t’i sillnin dhe të ndërronin axhendën? Patjetër, çdo kryetar Bashkie do ta bënte. Por kur mendoj që Kryetari i Bashkisë që i priti të dy pas Tiranës, ishte bashkia jonë binjake e Veronës dhe shpenzoi miliona për t’i pasur, ne i patëm falas dhe i përgojuam. Ata i paguan me taksa dhe i falenderuan. A ka mundësi të bëheni i çik më të mirë? Të mos bëhemi telendarë. Unë jap dorëheqjen nga Bashkia, nëse Bashkia ka harxhuar 0 lekë për këto artistë. Por do të isha super krenar dhe po të kishim shpenzuar diçka siç bëri miku im në Verona, që i lutet, ua shtron tapetin e kuq dhe paret në dorë. Unë jetoj me punën si kryetar bashkie, gazetarët me punën si gazetarë dhe Ermali me Ritën me punën si këngëtarë. Pa atë punë nuk hanë edhe ata bukë kështu që në këtë sens le të mos bëhemi qesharakë dhe ti japim këtë damë vendit tonë sa herë që ndodh diçka e mirë dhe diçka e bukur”, deklaroi Veliaj.

Ai tha se jeta kulturore e artistike e kryeqytetit është transformuar tërësisht duke e kthyer Tiranën në një destinacion për turistët e huaj dhe vizitorët vendas.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BATUTAT e Berishës sapo vjen Rama në Kuvend: Mos u fshih te Pandeliu (FOTO)
Previous article E zbulon Reuters/ Tri vende frenojnë hapjen e negociatave me Shqipërinë, me dyshime edhe Gjermania

Ina.Autor

Postime të ngjashme

U PLAGOS NË SY GJATË PROTESTËS/ 28-vjeçari Erion Vishkulli i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale! Pritet të dërgohet në Romë për një tjetër operacion Aktualitet

U PLAGOS NË SY GJATË PROTESTËS/ 28-vjeçari Erion Vishkulli i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale! Pritet të dërgohet në Romë për një tjetër operacion

ZYRTARISHT NË ORËN DIMËRORE/ Akrepat kthehen 60 minuta pas Aktualitet

ZYRTARISHT NË ORËN DIMËRORE/ Akrepat kthehen 60 minuta pas

DHUNA NË PROTESTË/ Policia pezullon efektivin e “Shqiponjave”, 5 efektivë të plagosur, hetim për rastin e 28-vjeçarit të dëmtuar në sy Aktualitet

DHUNA NË PROTESTË/ Policia pezullon efektivin e “Shqiponjave”, 5 efektivë të plagosur, hetim për rastin e 28-vjeçarit të dëmtuar në sy

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT