• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ERGYS AGASI ANKESË PËR MOSMARRJEN E DOSJES HETIMORE NGA SPAK/ ILD regjistron kërkesën e avokatit Maks Haxhia
Home
Aktualitet
Kronikë

ERGYS AGASI ANKESË PËR MOSMARRJEN E DOSJES HETIMORE NGA SPAK/ ILD regjistron kërkesën e avokatit Maks Haxhia

23 January, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë (ILD) ka konfirmuar se është duke marrë në shqyrtim ankesën e paraqitur nga Ergys Agasi, i cili përmes mbrojtjes së tij ligjore ka kërkuar shqyrtimin e mosdhënies së dosjes hetimore. Ankesa, e depozituar dhe e regjistruar zyrtarisht më 19 janar 2026, është bërë publike më herët edhe nga avokati i Agasit, Maks Haxhia.

Si institucion që mbikëqyr punën e sistemit të drejtësisë, përfshirë SPAK dhe GJKKO, ILD konfirmon se ka regjistruar ankesën dhe se ajo do t’i nënshtrohet shqyrtimit në përputhje me procedurat ligjore në fuqi. Sipas përgjigjes zyrtare, palët do të njoftohen për çdo vendimmarrje që do të merret në vijim.

Ku ndodhet Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhiaj: Në këtë terren nuk kthehet, vetëm po të jetë i çmendur të vijë
Reagimi i institucioneve më të larta të sistemit të drejtësisë ndaj kërkesave të paraqitura nga mbrojtja ligjore e Ergys Agasit vjen në një kohë kur biznesmeni ndodhet nën hetim penal. Megjithatë, pavarësisht nisjes së procedurave përkatëse, deri në këtë fazë nuk ka ende një qëndrim mbi përmbajtjen apo thelbin e pretendimeve të ngritura.

Në përgjigjen e saj zyrtare, Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) thekson se respektimi i parimeve kushtetuese të pavarësisë, ligjshmërisë, procesit të rregullt ligjor dhe konfidencialitetit të të dhënave përbën themelin e dhënies së drejtësisë dhe një kusht të domosdoshëm për besimin e publikut në sistemin e drejtësisë. Sipas KLP-së, këto parime janë garanci kushtetuese për zhvillimin e një procesi penal të drejtë dhe për mbrojtjen e të drejtave të palëve në proces. Në të njëjtën përgjigje, Këshilli i Lartë i Prokurorisë sqaron se nuk ka kompetencë të drejtpërdrejtë për të ndërhyrë në çështje konkrete penale, duke theksuar se çdo pretendim për shkelje ligjore apo disiplinore trajtohet nga organet përgjegjëse, sipas mekanizmave të parashikuar nga ligji.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PLAS" KEQ SHERRI/ Dy të rejat dhunojnë efektiven e policisë brenda komisariatit në Tiranë
Previous article A I ËSHTË SEKUESTRUAR TELEFONI ILIR PRODËS? Reagon për herë të parë SPAK

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik Aktualitet

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës Aktualitet

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca Aktualitet

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT