• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
Erenestina Halili gruaja që s’mposhtet nga dhimbja, boton librin e ringjalljes “Bibulz”
Home
Kulturë

Erenestina Halili gruaja që s’mposhtet nga dhimbja, boton librin e ringjalljes “Bibulz”

6 November, 2017 k.autor Kulturë

“Bibulz” asht’ bibla poetike e Erës, asht’ libër i ringjalljes shpirtnrore, asht’ vargu plot rënkimë e fuqi shprehse i artikuluem n’gegnishte t’zgedhun, qi t’ban me e k’ndue pa prâ e me zà.

 

Poetja dhe gazetarja Erenestina Halili, pas humbjes tragjike të të birit në një aksident automobilistik, Kejdi Halilit, për asnjë moment nuk qëndroi poshtë dhimbjes po në çdo sekondë nxori kryet përmes vargjeve të saj. Me një filozofi të vërtetë për jetën, besimin e patundur që e mban njeriun në këmbë ajo vjen rishtazi me një libër homazh “Për ma t’parën lule t’kopshtit tem”, siç edhe vetë shkruan.

 

Kejdi Halili ishte djali i vetëm i gazetares, poetes dhe pedagoges së Universitetit të Tiranës, Erenestina Halilit. Ai humbi jetën bashkë me Ergi Dinin më 21 nëntor të 2016-ës në një aksident në Tiranë.

bibulz

“Gjithçka është shkruar aty vjen për nënat e njerëzit si unë”, thekson ajo.
Teksa bisedoj me të për intervistën si ish-studentja para “Mjeshtrit”, e ngazëllyer më thotë: “Jeni ju bashkëmoshatarët e tim biri, që dashurinë që tregoni ndaj meje më bëni ta përkthej në kurajë dhe forcë.”

Pak kohë më parë Erenestina Halili botoi edhe “Bibliografinë e Dramës së botuar shqipe”, një libër unik, i cili erdhi në 9 mujorin e “fluturimit drejt qiellit” të Kejdit, aq sa fëmija bën jetë në barkun e nënës.

INTERVISTA
Shembull i një gruaje dhe nëne që dhimbjes i  ke dhënë çdo ditë jetë me poezi në faqen tuaj dhe më së fundi botimi i një libri. Çfarë përfaqëson “Bibulz” për ju?

Bibulz, është Bulëz e Biblës, pikëtakimi i përhershëm i jetës sime. Asgjë nuk mundet qenia njerëzore të paracaktojë, as të parashikojë, sepse sfidat, sprovat nuk janë as në dëshirën tonë, as në dorën tonë.

Jo vetëm për shkak të vokacionit tim familjar shekullor, por edhe pse e kam dëshmuar në çdo rast të mundshëm, mbetem idhtare e dashurisë së Zotit…

A është ky shpërthim krijues i ngacmuar edhe nga rrethanat?
Nisja e këtij libri është një moment përvoje mistike personale, të cilën dëshiroj ta mbaj në xhepin tim të shpirtit, prej asaj nate e përvoje erdhën me radhë poezitë mbi motive biblike me një reference jetësore të përditshme. Gjithçka është shkruar aty vjen për nënat e njerëzit si unë.

Cili është mesazhi që do të donit të përçohej përmes këtij libri?
Ky libër e thotë që në titull, kumtimin tim.

Pse keni zgjedhur që ta sillni në gjuhën e Fishtës dhe të Camajt?
Gegërishtja është gjuha e shpirtit tim, është Sol-i i këngës sime, janë telat e violës dhe pikat e ujit që bëjnë rrathë. Ky libër mban tre cikle: Ati, Biri, Shpirti, për mua shënjon Këngën e Këngëve, përtej përditshmërisë e urisë konsumiste moderne. Është një pushim për të pyetur ekzistencialisht dhe për t’u gjegjur …

Dialogoj me Krijuesin dhe përpiqem të ngrihem pa peshën e trupit lart, për të vështruar përkohësinë tonë, jemi kaq të përkohshëm e nuk duam të dëgjojmë se të thirrur janë shumë, të zgjedhur janë pak…Libri botohet edhe këtë radhë në Kosovë dhe paraqitet në Panair.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Alarmohen mediat britanike, Trump merr me vete në Azi valixhen e kodeve bërthamore
Previous article Muaji i Letërsisë/ Leximi si akt dashurie, fushatë në gjithë Shqipërinë

k.autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT