Moti i keq me dhe me erë të fortë ka shkaktuar problematika në disa qytete të ndryshme të vendit.
Në Vlorë drejtoria rajonale OSSH ka njoftuar probleme me furnizimin me energji elektrike në zonat periferike të qytetit, në Radhimë dhe Orikum, ndërkohë që në Llogara energjia është stakuar për të mbrojtur pajisjet elektrike në nënstacion.
Ndërkohë probleme ka pasur edhe në portin e Shëngjinit. Prej mëngjesit të ditës së premte kapiteneria e portit ka pezulluar lundrimin për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla detare.
Aktualisht dallgëzimi në det është 5 deri në 6 ballë në drejtim jug-lindje ndërsa kushtet atmosferike pritet të përkeqësohen në orët në vazhdim.
Për këtë arsye lundrimi do vijojë të qëndrojë i bllokuar për dy ditë me radhë deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.