• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Erdogan: Përshëndes vëllezërit shqiptarë, kufijtë tanë…
Home
Nderkombetare

Erdogan: Përshëndes vëllezërit shqiptarë, kufijtë tanë…

11 March, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka përshëndetur shqiptarët të cilët i ka konsideruar si miqtë e Turqisë në fjalimin e mbajtur sot në Kongresin e 6-të të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) që po mbahet në provincën Bolu.

Erdogan e nisi fjalimin duke përshëndetur shtetet që ai i konsideron mike të Turqisë: Kosovën, Serbinë, Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Krimenë, Bullgarinë, Rumaninë si dhe Bosnje dhe Hercegovinën.

“Përshëndes vëllezërit e mi në Bosnje dhe Herzegovinë, Kosovë, Shqipëri. Unë u dërgoj urimet më të përzemërta edhe vëllezërve dhe motrave të mia në Maqedoni, Serbi, Mal të Zi, Trakë Perëndimore, Krime, Bullgari, Rumani, në emër të kombit tim”, deklaroi Erdogan, raporton TRT Haber.

Erdogan u shpreh se kufijtë tanë fizikë janë më të vegjël se sa kufijtë e botës tonë.
“Ne duam të komunikojmë me vëllezërit tanë në Sarajevë, Shkup, Gumulcine, Kardzhali, Prishtinë dhe Mostar. Gjithmonë them se kufijtë tanë fizikë janë më të vegjël se sa kufijtë e botës tonë. Gjysma e zemrës sonë është në Stambolli, Dijarbakir, Trabzon, Antalia dhe Izmir ndërsa është gjysma tjetër është në Alepo, Kirkuk, Jeruzalem dhe Buhara”, deklaroi ai.

Erdogan deklaroi se “ne luftojmë për të shtypurit në mbarë botën aq sa punojmë për vendin tonë dhe kombin tonë.”

Presidenti turk, po ashtu adresoi kritika të ashpra në llogari të NATO-s, nga shkaku i pasivitetit të saj në raport me kërcënimet ndaj Turqisë në aspektin e sigurisë.

“Kur ka ndërmend NATO të vihet në anën e Turqisë, lidhur me të gjitha zhvillimet në Siri dhe rajon?”- tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Golashënuesi i tmerrshëm në Seria A, asnjë italian më mirë se ai në 82 vitet e fundit
Previous article Perez e do Umtitin, Reali gati të rivalizojë Unitedin dhe Chelsean

F.autor

Postime të ngjashme

ULEN ÇMIMET E NAFTËS NË TREGJET BOTËRORE/ Sinjalet për qetësim mes SHBA-së dhe Iranit ndikojnë tregun Botë

ULEN ÇMIMET E NAFTËS NË TREGJET BOTËRORE/ Sinjalet për qetësim mes SHBA-së dhe Iranit ndikojnë tregun

PARALAJMËRON SËRISH IRANIN/ Trump: Jam gati për veprime të forta ushtarake nëse dështojnë bisedimet Botë

PARALAJMËRON SËRISH IRANIN/ Trump: Jam gati për veprime të forta ushtarake nëse dështojnë bisedimet

MBIDOZË ALKOOLI DHE DROGE/ Princ i Arabisë Saudite gjendet pa jetë në një hotel në Londër Botë

MBIDOZË ALKOOLI DHE DROGE/ Princ i Arabisë Saudite gjendet pa jetë në një hotel në Londër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT