• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Erdogan kërcënon botën kur Turqia… po përjeton një bum ekonomik
Home
Europë

Erdogan kërcënon botën kur Turqia… po përjeton një bum ekonomik

30 March, 2018 Redaktor2 Europë, Nderkombetare

Sipas shifrave zyrtare ekonomia turke u rrit vitin e kaluar më shpejt se ajo kineze – pavarësisht gjendjes së jashtëzakonshme dhe problemeve të shumta. Por ka dyshime për statistikat.

Ekonomia turke u rrit në vitin 2017 me 7.4 për qind nga një vit më parë, njoftoi së fundimi (29.03) Enti turk i Statistikave në Ankara. Një vit më parë rritja ekonomike ishte 3.2 për qind dhe kjo qe si rezultat i përpjekjes së dështuar të grushtit të shtetit kundër Presidentit Rexhep Tajip Erdogan në korrik 2016.

Pra tani Turqia raporton për rritje ekonomike që i tejkalon edhe kinezët. Kina, ekonomia e dytë më e madhe në botë, pati vitin e kaluar sipas shifrave zyrtare një rritje prej 6.9 për qind në krahasim me një vit më parë.

Ministri i Ekonomisë Nihat Zeybekci i përshëndeti këto të dhëna dhe u shpreh për një “sukses spektakolar”, me të cilin Turqia ngrihet në krye të vendeve të G20.

Magjia statistikore

Turqia ka arritur një rritje të fortë ekonomike megjithë tensionet e mëdha politike me partnerët kryesorë tregtarë si Gjermania dhe pavarësisht rënies së të ardhurave nga turizmi. Gjendja e jashtëzakonshme e cila po vazhdon që pas përpjekjes së grushtit të shtetit i pengon gjithashtu shumë investitorë.

Po ashtu Turiqa vuan edhe nga inflacioni i lartë dhe nivel papunësie prej më shumë se dhjetë për qind. Po ashtu edhe kursi i këmbimit të monedhës së monedhës vendase lirës është në rënie.

Për herë të parë këtë javë një dollar u këmbye me më shumë se katër lira turke. Krahasuar me euron lira ka një kurs rreth një me pesë. Një vit më parë një euro këmbehej vetëm 3.70 lira.

Dyshime me vend

Zhvlerësimi i monedhës i bën eksportet turke më tërheqëse, por i bën importet më të shtrenjta. Për të ringjallur ekonominë qeveria turke po investon shumë në projekte shtetërore ndërtimi. Borxhi i jashtëm i shtetit ka aritur së fundmi në nivelin më të lartë të 15 vjetëve.

Shumë ekonomistë, përfshirë edhe ata turq, dyshojnë që statistikat zyrtare pasqyrojnë gjendjen e vërtetë të ekonomisë turke.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ditën ishte shembulli i punëtorit të mirë, por natën... Shqiptarin e tradhtojnë fqinjët, ankohen për zhurmat dhe...
Previous article Mjekët britanik në panik: Po përhapet infeksioni seksualisht i transmetueshëm që u reziston antibiotikëve

Redaktor2

Postime të ngjashme

ALARM NË NEW YORK/ Rrezikon shembjen, evakuohet ndërtesa 38-katëshe në Manhattan Botë

ALARM NË NEW YORK/ Rrezikon shembjen, evakuohet ndërtesa 38-katëshe në Manhattan

PROBLEME ME SISTEMIN E RI KUFITAR TË BE/ Komisioni Europian angazhon Frontex për aeroportet Botë

PROBLEME ME SISTEMIN E RI KUFITAR TË BE/ Komisioni Europian angazhon Frontex për aeroportet

TRUMP "THUMBON" ME MEME MELONIN/ Tensione mes liderëve në prag të samitit të NATO-s? Botë

TRUMP "THUMBON" ME MEME MELONIN/ Tensione mes liderëve në prag të samitit të NATO-s?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT