Nje shqiptar ka rene ne pranga ne Itali, pasi u kap me 30 kg droge gjate kontrollit te policise.
Mediat italiane raportojne sot se ne pranga u vu nje shqiptar 30-vjecar qe jetonte ne Riva Ligure, i cili gjate dites ishte punetor i thjeshte, por gjate nates bente tjeter aktivitet.
Ai ra ne sy te policise, pas spiunimit nga ana e fqinjeve ne pallat. Sipas policise, shqiptari i ftonte klientet e tij gjate nates ne banesen e tij ne kete zone, dhe duket se kjo ka shqetesuar shume banoret, per shkak te zhurmave qe beheshin gjate nates.
Policia nisi hetimet dhe pergjoi shqiptarin, deri sa se fundi e kapi ne banese, ne nje kontroll blic duke i sekuestruar sasine e droges, hashash, marijuane dhe kokaine.


