• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Erdogan emëron dhëndrin Ministër të Financave
Home
Nderkombetare

Erdogan emëron dhëndrin Ministër të Financave

10 July, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

“Ministër i Thesarit dhe Financave, zoti Berat Albayrak”. Kjo fjali e Presidentit Erdogan shkaktoi rënien e mëtejshme të monedhës vendase, lirës.

Vetëm pak orë pasi bëri betimin si President me pushtet të zgjeruar i Turqisë, zoti Erdogan caktoi në drejtimin e ekonomisë së vendit dhëndrin e tij.

Zoti Erdogan zhvilloi një fushatë të gjatë për zhvendosjen e sistemit kushtetues të Turqisë drejt një presidence ekzekutive. Ai tashmë premton një transformim të mëtejshëm të vendit, të cilin e ka dominuar politikisht prej 15 vjetësh.

Përzgjedhja e zotit Berat Albayrak për postin e ministrit të thesarit dhe financave ka ngjallur debate.

Mungesa në kabinetin qeveritar e emrave të mirënjohur pro-tregut shkaktoi një rënie të mëtejshme me 3% të lirës. Monedha e rifitoi vlerën e humbur brenda ditës së martë. Lira ka humbur këtë vit gati 1/5-tën e vlerës së saj përkundër dollarit.

Ndërkaq, ekonomia vazhdon të jetë çështja më delikate për zotin Erdogan.

Investitorët kanë qenë gjithnjë të shqetësuar prej tendencës së zotit Erdogan për një kontroll më të madh të politikave monetare. Caktimi i dhëndrit të tij në drejtimin e financave e përkeqëson më tej situatën.

Një ndër dekretet e para që zoti Erdogan nënshkroi sapo bëri betimin, ishte marrja e autoritetit për emërimin e guvernatorit të bankës qendrore dhe të anëtarëve të komisionit për politikën monetare.

Më parë, emërimet për këto poste bëheshin nga këshilli i ministrave.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sherr mes Neymar dhe Mbappe? PSG kërkon të “heqë qafe” yllin e Botërorit
Previous article Vëllai dhe shoku i tij në burg për drogë, ish-kandidati për kryetar bashkie: Janë pa faj, duam drejtësi

k.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë Botë

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë Botë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT