• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Erdogan ashpërson tonet me Amerikën: Trump nuk mund të blejë mbështetjen e Turqisë
Home
Nderkombetare

Erdogan ashpërson tonet me Amerikën: Trump nuk mund të blejë mbështetjen e Turqisë

21 December, 2017 Redaktor2 Botë, Nderkombetare

Shtetet e Bashkuara nuk mund ta blejnë me dollarë mbështetjen e Turqisë në votimin në Kombet e Bashkuara në lidhje me statusin e Jerusalemit.

Paralajmërimi erdhi nga presidenti i Turqisë Rexhep Tahjip Erdogan, i cili në deklaratën e tij iu kundërpërgjigj homologut amerikan, Donald Trump, i cili kërcënoi se do të shkurtojë ndihmat për vendet që mbështesin rezolutën e OKB që synon të anulojë vendimin e SHBA për njohjen e Jerusalemit si kryeqytetin e Izraelit.

Erdogan nënvizoi në deklaratën e tij nga Ankaraja se vullneti i lirë nuk mund të blihet.

Erdogan: Z. Trump, ti nuk mund të na blesh me para. Shpresoj dhe pres që Shtetet e Bashkuara të mos marrin rezultatin që pret nga OKB dhe në këtë mënyrë bota do t’i japë një mësim shumë të mirë Amerikës. Si e quajnë Amerikën? Djepi i demokracisë? Shtrati i demokracisë po kërkon që vullnetet të blihen me dollarë. Z. Trump, nuk mund ta blini vullnetin demokratik të Turqisë me dollarët tuaj. Ky është vendimi ynë”

Trump kërcënoi një ditë më parë se do të ndërpresë ndihmën financiare për vendet që votojnë në favor të rezolutës se OKB e cila synon që SHBA të tërheqin vendimin për njohjen e Jerusalemit si kryeqytetin e Izraelit.

Asambleja e Përgjithshme e OKB prej 193 anëtarësh do të mbajë ditën e enjte një sesion të rrallë të jashtëzakonshëm me kërkesën e vendeve arabe dhe myslimane, për të votuar mbi një projekt-rezolutën, për të cilën të cilën Uashingtoni vuri veton në Këshillin e Sigurimit të OKB. 14 anëtarët e tjerë të Këshillit votuan në favor të rezolutës së hartuar nga Egjipti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEOJA E VITIT/ Përmbledhja e momenteve më humoristike për 2017. Do të shkriheni së qeshuri
Previous article Plehrat pranë qytetit; katastrofë mjedisore në Lushnje

Redaktor2

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT