• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Erdogan: Aleanca Popullore do vazhdojë edhe në parlament, të hënën do…
Home
Nderkombetare

Erdogan: Aleanca Popullore do vazhdojë edhe në parlament, të hënën do…

6 July, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan sot në Ankara deklaroi se duke patur parasysh numrin e deputetëve dhe gjendjen nëpër të cilën kalon vendi, në parlamentin turk do të vazhdojë aleanca mes Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK) dhe Partisë të Lëvizjes Nacionaliste (MHP).

Erdogan foli në takimin e Partisë AK në Ankara, në një takim të krerëve të partisë nga të gjitha qytetet turke. Ai më këtë rast iu referua zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të mbajtura më 24 qershor.

“Dalja e qytetarëve në zgjedhje me 86,24 për qind është me të vërtetë e madhe. Prandaj në emër të popullit dhe në emrin tim personal dua të falënderoj të gjithë 50.068.627 qytetarët që votuan në zgjedhje”, ka thënë Erdoğan.

Duke iu referuar edhe Partisë opozitare Republikane Popullore (CHP), Erdoğan tha se kjo parti në zgjedhjet e fundit një pjesë të trupit të saj votues e ka orientuar kah partia e cila drejtohet nga organizata separatiste terroriste, ashtu që kjo parti të kalojë pragun zgjedhor, apo të hyjë në parlament.

“U bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të CHP-së të cilët e duan vendin e tyre, popullin, Republikën, shtetin, që nga kreu i kësaj partie të kërkojnë përgjegjësi për këtë akt të turpshëm”, ka thënë Erdoğan, duke shtuar:

“Ata që nga partia më vjetër turke bënë që ajo të jetë një lodër në duar të margjinalistëve nga Perëndimi dhe lodër e emrave udhëheqës të organizatës terroriste në ekzil, do të japin llogari edhe para popullit tim edhe para historisë”.

Presidenti i Turqisë konfirmoi se të hënën më 9 korrik pas betimit solemn si president i vendit, të njëjtën ditë do të emërohet edhe përbërja e re e Kabinetit Qeveritar të Turqisë.

“Të hënën do të jap betimin si President dhe do të marr detyrën në sistemin e ri”, ka thënë Erdoğan, ndërsa në lidhje me aleatin e partisë së tij Partinë e Lëvizjes Nacionaliste, tha se: “Duke patur parasysh numrin e deputetëve, por dhe gjendjen nëpër të cilën kalon vendi, në parlamentin turk do të vazhdojë aleanca me Lëvizjen Nacionaliste (MHP).

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ligji për teatrin, Basha: Parlamenti do të çlirohet nga hajdutët ose do të zhbëhet
Previous article Brazil-Belgjikë/ Trajneri i “Seleçaos” nuk mban sekret asgjë duke treguar edhe formacionin zyrtar

k.autor

Postime të ngjashme

REAGON SËRISH SHBA: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit Botë

REAGON SËRISH SHBA: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë Botë

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së Botë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT