• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ERDOGAN AKUZA TË FORTA OKB-SË/ “Bota është më e madhe se pesë, nuk do lejojmë kurrë që…”
Home
Nderkombetare

ERDOGAN AKUZA TË FORTA OKB-SË/ “Bota është më e madhe se pesë, nuk do lejojmë kurrë që…”

23 May, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se të ashtuquajturit avokatë të drejtësisë dështuan t’u japin drejtësi popullit Rohingya, Libisë, Palestinës dhe Kudsit, si dhe theksoi se ata “mashtrojnë njerëzimin”, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke iu drejtuar prokurorëve dhe anëtarëve të tjerë të sistemit gjyqësor në një ceremoni në Ankara, presidenti Erdoğan tha se bota është më e madhe se pesë vende, duke iu referuar pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) të cilat ushtrojnë fuqinë e vetos.

“Bota është më e madhe se pesë” është një slogan i njohur që përdoret vazhdimisht nga presidenti Erdoğan për t’i kritikuar anëtarët e përhershëm të KS-OKB-së, repsektivisht Kinën, Francën, Rusinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA-të.

Presidenti turk që prej kohësh kërkon nga komuniteti ndërkombëtar dhe shtetet anëtare të OKB-së që të reformojnë procesin e “vendimmarrjes së padrejtë” në OKB.

Duke komentuar sistemin gjyqësor turk, Erdoğan tha se, “Turqia lufton për një sistem gjyqësor të pavarur dhe kombëtar që ka kaluar sulme nga grupe të ndryshme terroriste në të kaluarën, si dhe nga tunele politike dhe ushtarake”.

“Ne nuk do të lejojmë që Turqia të kthehet në ditët e këqija, kur bandat brenda sistemit gjyqësor ushtruan drejtësi arbitrare”, tha presidenti turk.

“Asnjë institucion gjyqësor nuk është i detyruar të marrë vendime në përputhje me interesat e ndonjë partie, politikani apo personi, përfshirë këtu edhe mua”, shtoi Erdoğan.

Erdoğan u kërkoi gjykatësve dhe prokurorëve të vazhdojnë të ushtrojnë lirinë e tyre përballë kërcënimeve, duke iu referuar fjalimeve të fundit të udhëheqësit të opozitës kryesore Partisë Republikane (CHP), Kemal Kılıçdaroğlu, që synonte gjyqtarët.

Presidenti po ashtu kreu homazhe ndaj prokurorit turk, Selim Kiraz, i cili u vra përderisa ishte në detyrë nga terroristët e DHKP-C-së në vitin 2015.

“Një Selim Kiraz do të martirizohet, por mijëra do të vijnë”, tha Erdoğan.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U MBULUA ME SHAMI/ Fansat i kthehen Çiljetës: Ik në Turqi, s'ke vend këtu
Previous article HUMBI JETËN OFICERI SHQIPTAR BASHKË ME GRUAN/ Pamjet nga aksidenti TRAGJIK, çfarë shkruajnë mediat rumune (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

NIS OPERACIONI "AGIMI I JEMENIT"/ Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi Botë

NIS OPERACIONI "AGIMI I JEMENIT"/ Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur Botë

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

PËRMBYTJET NË EVROPË/ Jo vetëm kriza klimatike, ndërtimet dhe infrastruktura e cenueshme rrisin rrezikun Botë

PËRMBYTJET NË EVROPË/ Jo vetëm kriza klimatike, ndërtimet dhe infrastruktura e cenueshme rrisin rrezikun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT