• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ERDHI NË SHQIPËRI PËR NDËRHYRJE ESTETIKE/ Dëshmia e studentes peruane që u ngacmua seksualisht nga dy shqiptarët: Njëri ishte zhveshur nudo…
Home
Aktualitet
Kronikë

ERDHI NË SHQIPËRI PËR NDËRHYRJE ESTETIKE/ Dëshmia e studentes peruane që u ngacmua seksualisht nga dy shqiptarët: Njëri ishte zhveshur nudo…

9 August, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 23-vjeçare nga Peruja, por me banim në Itali dhe që udhëtoi drejt Shqipërisë, këmbënguli në polici se dy të rinj e ngacmuan atë seksualisht, pasi e kishin ftuar për të festuar.

Sipas Policisë së Kamzës, denoncimi i vajzës me inicialet V.C.Z., kërkoi ndihmë tek një vajzë, duke iu lutur që ajo të telefononte sa më urgjent forcat e rendit.

E reja po ndiqej me vrap nga një person, i identifikuar më pas si S.V., i cili së bashku me bashkëmoshatarin tjetër, i kërkuan të hiqte rrobat vajzës dhe e prekën në trup, duke i kërkuar që ajo të kryente seks.

Pasi u shoqërua në komisariat pas kallëzimit, aventura e njërit prej djemve ka vijuar edhe në qelitë e paraburgimit, ku ka dhunuar tre policët e shoqërimit, sepse nuk ka pranuar t’i hiqej varësja e floririt nga qafa.

Rrëfimi i studentes: M’u qep pas i zhveshur nudo

Deri më tani, policia i thotë Gazetasi.al, se ka arrestuar shtetasin K.V., i cili sipas denoncimit të peruanes, e preku në krahë dhe në trup, derisa ajo iu lut djalit tjetër që e kishte ftuar për kafe që ta linin të qetë, pasi po e bezdisnin.

Por edhe ky, kur kanë ndenjur vetëm për vetëm është zhveshur nudo dhe i ka kërkuar që të njëjtën gjë të bëjë edhe studentja, e cila i është lutur: “Do të jap para, merre çantën merr ç’të duash, por mos më prek”.

Kur është ndeshur me këmbënguljen e S.V., e reja i ka thënë djalit që po e telefononte e ëma.

Në një çast, thotë peruania, e cila jeton në Itali me të ëmën, ku dhe po ndjek studimet, i shpëtoi nga duart dhe ngjiti shkallët për të dalë, por ai i zhveshur nudo iu qep nga pas.

“Ai më kapi çantën dhe unë e lëshova atë. Një vajzë e re, e cila ishte në oborr, e pa ndjekjen, iu luta të njoftonte policinë”, – thotë V.C.Z., që shkoi në komisariatin numër pesë të policisë dhe tregoi ngjarjen.

Policia i thotë Gazetasi.al, se e gjeti çantën të flakur në një cep rrugice, teksa e reja përshkroi për autoritetet hotelin ku qëndronte që prej mbërritjes në Tiranë, ku dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje estetike.

Si i njoh me djalin nga Kukësi në autobus

Studentja peruane qëndroi sipas burimeve të Gazetasi.al në një hotel nën shoqërinë e të ëmës. Gjatë muajit korrik, ajo vendosi të udhëtojë drejt qytetit të Gjirokastrës, pasi operacioni estetik ishte mbyllur me sukses.

“Në autobus njoha një djalë, që m’u prezantua si S.V. Fliste italisht dhe biseduam, më foli për jetën e tij. Rrugës së kthimit shkëmbyem numrat, Instagramin dhe rrjetet sociale“, – deklaron në polici studentja.

Por pa dashje, ajo e kishte fshirë numrin e kuksianit dhe kur ai i telefonoi, ajo nuk e hapi, pasi nuk ishte në gjendje ta identifikonte telefonuesin.

“Në Instagram, S.V., më shkroi”, – shton kallëzuesja, bëjnë më dije burimet policore. E interesuar për t’u takuar dhe për të pirë kafe me djalin simpatik, studentja e pranon ftesën e tij dhe më pas S.V., i dërgon vendndodhjen. Ajo informoi të ëmën dhe u largua drejt lokalit me muzikë.

“Kur shkova atje, e gjeta S.V., dhe një tjetër shqiptare që kishte lindur në Itali, por ishte me origjinë shqiptare, si dhe kushëririn e S.V. Ky i fundit nisi të më prekë në kurriz dhe në gjoks. Ja bëra të ditur se nuk isha e interesuar dhe për të qenë e qartë u ngrita dhe kërceva me A., vajzën me origjinë shqiptare. Kur ajo po kërcente, kushëriri i saj S.V., i bërtiti dhe nisi një debat, derisa aty mbërritën truprojat dhe nuk na lejuan të vazhdonim”.

Sherri në lokal

Të rinjtë sipas asaj që tregojnë kamerat e sigurisë, kanë dalë jashtë dhe pas një grindjeje mes tyre, nga njëra anë fanatizmi i S.V., dhe kundërshtimet e kushërirës së tij, ishte e paqartë pse nuk e lejuan të kërcejnë. Ndërsa A., rezulton se është larguar e nevrikosur.

Peruania ka vazhduar të qëndrojë me dy djemtë, duke u zhvendosur me automjetin e tyre drejt një ambienti tjetër.

Policia thotë se të rinjtë shkuan në një lokal, që ishte planifikuar të hapej ditët e para të muajit gusht dhe ditën që ndodhi ngacmimi i studentes, ai ishte ende jo funksional.

“Mua më sollën një pije energjike, që e hapa aty, duke e parë me sytë e mi. S.V., piu birra, si edhe kushëriri i tij. Kushëriri i tij nisi të qeshë dhe u frikësova, sepse më preku flokët sërish. I thashë S.V., që kisha frikë dhe që duhet të më kthente tek mami. Po flisnin shqip dhe në një moment kujtova se ata nuk ishin normalë apo se mos ishin të çmendur. Nuk po flisnin italisht dhe s’po kuptoja asgjë”, – thotë e reja në dëshminë që citohet nga burimet Gazetasi.al. Duke mos mjaftuar kjo situatë, e reja për të qenë e sigurt i ka dërguar lokacionin të ëmës.

Ngacmimi seksual

Por kuksiani që e kishte ftuar, e ka qetësuar dhe më pas peruania pa që kushëriri i tij u largua. “Pasi kemi biseduar në lokal, S.V., nisi të më prekë, i kujtova se festa mbaroi dhe duhet të kthehesha pranë mamasë. Më kërkoi që ta njoftoja mamanë që do qëndroja me të. Kundërshtova“.

I riu, sipas përshkrimit e ka paralajmëruar se nëse ajo nuk i heq rrobat do t’ia heqë ai. Dhe gjatë përleshjes, e reja i ka shpëtuar nga duart, duke u ndjekur pas nga S.V., që ndërkohë ishte zhveshur lakuriq.

Policia i thotë Gazetasi.al, se pas këqyrjes së kamerave dhe përshkrimit, peruania ka kryer njohjen e të rinjve përmes fotografive në sistemin TIMS, duke konfirmuar identitetet e tyre.

Njëri i identifikuar si S.V., dhe tjetri si K.V. Ky i fundit u arrestua, ndërkohë që kuksiani tjetër vijon të jetë në kërkim policor.

Sherri vazhdon edhe në paraburgim

Bëhet me dije se kur K.V., u dërgua në komisariatin numër pesë për dyshimet e ngacmimit seksual, si fillim ai është kontrolluar bazuar në rregulloren e policisë që ndalon mbajtjen e sendeve, si rrip pantallonash, cigare dhe çakmak.

“Në dhomën e shoqërimit, kur iu hoqën këto sende, polici raportoi se i riu nuk pranoi të dorëzonte me procesverbal varësen e floririt”, – denoncon polici i parë tek kolegët.

Me shenja në fytyrë dhe i gjakosur ai shpjegon se si u sulmua prej të dyshuarit nga Kukësi.

“U njoftova nga kolegu me radio dhe kërkova përforcim. I kërkuam qytetarit ta dorëzojë varësen, pasi është e ndaluar, ai nxori dy mijë lekë dhe po na lutej që do na paguante, veç që mos t’ia hiqnim varësen. Hoqëm prangat dhe armët dhe hymë në dhomën e shoqërimit për t’ja hequr me forcë. Ai na u sul dhe na qëlloi”, – tregon polici i dytë dhe po ashtu edhe polici i tretë.

Burimet i thonë Gazetasi.al, se K.V., akuzohet edhe për kundërshtimin dhe rrahjen e tre policëve, të cilët u fotografuan dhe dhuna vërtetohet nga shenjat në fytyrë./ Gazeta Si

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ Historia e panjohur e ngjarjes që terrorizoi Mirditën: Pas vrasjes së deputetit, Mehmet Shehu me dy kolonelët rusë ekzekutuan 14 burra dhe…
Previous article MISTERET rreth vdekjes së aktorit shqiptar dhe gruas së tij. Motra e 28-vjeçares: Ornela e vizitonte në PSIKIATRI...

s.autor

Postime të ngjashme

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes Aktualitet

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes

ZJARRI U AFROHET SHTËPIVE/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja nga ajri Aktualitet

ZJARRI U AFROHET SHTËPIVE/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja nga ajri

EMRI! Plagoset rëndë pushuesi në Vlorë, u hodh nga shkëmbi në det dhe... Aktualitet

EMRI! Plagoset rëndë pushuesi në Vlorë, u hodh nga shkëmbi në det dhe...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT