• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ERDHI ME “TOUAREG” DHE IKU NË KËMBË/ DETAJI që e nxori zbuluar Habib Rexhën tek policia
Home
Breaking News

ERDHI ME “TOUAREG” DHE IKU NË KËMBË/ DETAJI që e nxori zbuluar Habib Rexhën tek policia

22 May, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të reja zbulohen nga vrasja e djeshme në Kavajë, ku mbeti i vdekur Arian Gosa. Ajo që e bëri akoma më tragjike dhe të ndjerë këtë ngjarje ishte fakti që në vendngjarje në atë moment ishte babai i viktimës, që po pinte kafe me djalin, pa e ditur se ajo do të ishte e fundit në këtë jetë.

Bëhet me dije se lokali ku ndodhi ngjarja nuk ka pasur kamera sigurie. Gjithsesi, autori i krimit Habib Rexha, është identifikuar nga policia me ndihmën e një kamera sigurie, që ndodhet në një biznes rreth 100 metra larg lokalit ku ndodhi ngjarja.

Kamerat e sigurisë së një biznesi 100 metra larg vendngjarjes, kanë arritur të pikasin Habib Rexhën duke ikur me vrap, i pa maskuar, me një çantë dhe pistoletën në dorë. Dyshimet e para janë se autori i ka ndjekur për disa ditë lëvizjet e Arian Gosës.

Arian Gosa kishte vetëm pak minuta që ishte ulur në kafe me babanë e tij deri në momentin që u afrua Habib Rexha dhe e qëlloi me plumb në ballë. Ndërkohë, një tjetër detaj është zbuluar rreth autorit. Mësohet se ai nuk e ka dorën e djathtë dhe krimin e ka kryer me të majtën.

Ky detaj e ka ndihmuar grupin hetimor edhe në identifikimin e tij, teksa mësohet se para ngjarjes ai ka lëvizur me një mjet tip “Wolfswagen” tip “Touareg”. Dyshohet se Rexha, familja e të cilit janë me origjinë nga Kukësi, është larguar drejt veriut të vendit pas ngjarjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KEISI PRANOI SE RUAJNË MIQËSI/ Por Kristi nuk pranon as t'i flasë
Previous article PAMJET/ Lidhja jashtëmartesore me një 20-vjeçare ruse e Bill Gates dhe si miliarderi i vetëvrarë në qeli u përpoq ta shantazhonte

s.autor

Postime të ngjashme

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm... Aktualitet

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm...

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu... Aktualitet

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT