• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ENERGJI INTELIGJENTE/ Firmoset marrëveshja me qeverinë zvicerane, Balluku: Përfitojnë 4 bashki
Home
Politikë

ENERGJI INTELIGJENTE/ Firmoset marrëveshja me qeverinë zvicerane, Balluku: Përfitojnë 4 bashki

12 November, 2021 F.autor Politikë

Qeveria shqiptare me qeverinë zvicerane nënshkruam marrëveshjen për dhënien e asistencës teknike dhe financiare në kuadrin e “Projektit të Bashkive me Energji Inteligjente”.

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku tha se ky është një projekt i rëndësishëm, sa i takon përdorimit eficent të energjisë, i cili do të nisë fillimisht të zbatohet në 4 prej bashkive të vendit për t’u shtrirë më pas edhe në qytetet e tjera.

“Energji Inteligjente është procesi i përdorimit të sistemeve dhe metodave për rritjen e eficencës së energjisë. Nga kjo marrëveshje do të përfitojnë Shkodra, Korça Përmeti dhe Berati do përfitojnë nga asistenca. Rreth 270 mijë banorë të këtyre bashkive do përfitojnë nga kursimet në koston e energjisë nga ndriçimi i përmirësuar.5.3 milionë franga zviceranë për pilotimin e këtij projekti”, tha Balluku.

“Shqipëria po shkon drejt eficencës energjetike. Zvicra vijon të ndjekë me prioritet dhe sot jam i kënaqur të nënshkruaj këtë marrëveshje. Mbështetja e sektorit të energjisë ka qenë prej kohësh pjesë e planit për mbështetjen e energjisë në Shqipëri”, tha përfaqësuesi i qeverisë zvicerane.

Po sot qeveria shqiptare firmosi edhe Marrëveshjen e Financimit Për Mbështetjen e sektorit të energjisë me Agjencinë Franceze për Zhvillim. Për të mbështetur sektorin energjetik qeveria shqiptare nënshkroi një hua prej 50 mln eurosh për sektorin energjetik. Kjo shumë do të jetë në formën e një kredie të  butë dhe do të jetë në shërbim të ndarjes së operatorëve të OSHEE-s, funksionimit të bursës së energjisë dhe krijimit të një tregu konkurrues.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANGLI-SHQIPËRI/ Çudia e madhe e Rejas, zhduket përsëri Armando Broja
Previous article 4 FITORE NË 4 NDESHJE/ Ja kush është trajneri i muajit tetor në Premier League...

F.autor

Postime të ngjashme

SHKRESA/ Aplikimet në Akademinë e Sigurisë, Lamallari firmos urdhrin që rishikon kufirin e moshës për pranimet në Polici Politikë

SHKRESA/ Aplikimet në Akademinë e Sigurisë, Lamallari firmos urdhrin që rishikon kufirin e moshës për pranimet në Polici

"SHQIPONJA SHQIPTARE QË NUK NJEH HUMBJE"/ Rama pret në Kryeministri kampionin Nelson Hysa: Edhe unë me demokratin Zef Gjoni që… Politikë

"SHQIPONJA SHQIPTARE QË NUK NJEH HUMBJE"/ Rama pret në Kryeministri kampionin Nelson Hysa: Edhe unë me demokratin Zef Gjoni që…

"BËRA NJË ZOTIM QË PO BËHET REALITET"/ Rama flet për sigurinë në shkolla: 20 institucionet e para në Tiranë janë pajisur me kamerat inteligjente... Politikë

"BËRA NJË ZOTIM QË PO BËHET REALITET"/ Rama flet për sigurinë në shkolla: 20 institucionet e para në Tiranë janë pajisur me kamerat inteligjente...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT