• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ENEA MEKOLLI NUK ARRITI TË QELLONTE ASNJË PLUMB/ Detaje nga dosja hetimore për ngjarjen në Maliq
Home
Aktualitet
Kronikë

ENEA MEKOLLI NUK ARRITI TË QELLONTE ASNJË PLUMB/ Detaje nga dosja hetimore për ngjarjen në Maliq

7 June, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj vrasjes së efektivit Enea Mekolli.

Sipas dosjes hetimore, arma automatike e efektivit të vrarë u gjet pranë trupit të tij me 29 fishekë në krehër dhe një tjetër në folenë e fishekut, çka sipas ekspertëve tregon se ai nuk ka kryer asnjë qitje gjatë operacionit.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja që t’i përkasin armës së Enea Mekollit, ndërsa në zonë janë sekuestruar dhjetëra gëzhoja të kalibrit 7.62 milimetra, të cilat dyshohet se janë qitur kryesisht nga arma automatike e autorit të dyshuar, Violand Braçellari.

Sipas dosjes, forcat e policisë kishin organizuar një operacion për kapjen e Braçellarit pas një kallëzimi për dhunë dhe kanosje me armë. Në momentin që efektivët po rrethonin stallat ku ai qëndronte, Braçellari dyshohet se ka hapur zjarr ndaj tyre.

Si pasojë, mbeti i vrarë efektivi Enea Mekolli, ndërsa u plagos punonjësi i policisë Edison Adri. Ky i fundit rezulton të ketë përdorur armën e shërbimit, nga e cila, sipas hetimeve, janë kryer të paktën gjashtë qitje.

Të dhënat paraprake sugjerojnë se shkëmbimi i zjarrit mes autorit të dyshuar dhe forcave të policisë ka vijuar pas momentit kur Enea Mekolli ishte goditur për vdekje. Hetimet dhe ekspertizat balistike pritet të përcaktojnë me saktësi dinamikën e plotë të ngjarjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTOLAJM/ Simbol i emigrimit, protestuesit sjellin gomonen para kryeministrisë
Previous article "KUSH E ORGANIZON PROTESTËN?" Tubuesi shpalos ‘listën’: Një djalë me emrin Shpopullim, 35-vjeçarja Prona Private! E treta, Rinia Shqiptare

s.autor

Postime të ngjashme

DITA E 60 E PROTESTËS/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë Aktualitet

DITA E 60 E PROTESTËS/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

ÇFARË NDODHI NË DURRËS? Sherr i madh mes të rinjve, një person... Aktualitet

ÇFARË NDODHI NË DURRËS? Sherr i madh mes të rinjve, një person...

APARTAMENTE, BANESA DHE LLOGARI BANKARE/ GJKKO sekuestron pasuritë e 5 anëtarëve të grupit kriminal, mes të cilëve edhe një grua Aktualitet

APARTAMENTE, BANESA DHE LLOGARI BANKARE/ GJKKO sekuestron pasuritë e 5 anëtarëve të grupit kriminal, mes të cilëve edhe një grua

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT