Në një postim në “Facebook”, gazetari investigative Artan Hoxha ka shpërndarë një pjesë nga fjalimi i Vuçiç.
Veç kësaj ai duket se ka “thumbuar” Presidentin e Shqipërisë por edhe atë të Kosovës kur thotë se këtë fjalim ai do të donte ta kishte mbajtur njëri prej tyre.
Postimi:
“Kete fjalim qe presidenti Vucic ka mbajtur te shtunen ne mbremje para perfaqesuesve te serbeve ne Zvecan, do te kisha dashur ta mbante nje dite ne Presheve, Bujanovc apo Medvegje, presidenti i Shqiperise ose presidenti i Kosoves. Shikoni si Vucic i porosit te vetet te mos leshojne asnje pellembe toke, asnje prone, asnje banese ne Kosove. Si i garanton se ata nuk jane vetem, se pas tyre eshte Serbia. Degjoni si i garanton se Serbia po fuqizohet, dhe se duke u forcuar Serbia do te jete me mire per ta….
Nuk e di cfare emocionesh do te perjetoja nese nje
dite do te degjoja te njejtin fjalim mbajtur nga presidenti Meta apo Thaci me shqiptaret e Lugines, Ulqinit, Plave-Gucise etj, qe te mos leshonin asnje pellembe toke shqiptare, asnje prone, asnje banese. Se ata nuk ishin vetem, se pas tyre ishte Shqiperia dhe Kosova, te cilat duke u fuqizuar vet ekonomikisht, do te fuqizonin dhe shqiptaret e mbetur jashte kufijeve shteteror…
Endrra jane, ben vaki dhe dalin….”
/AlpeNews.al


