• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇËSHTJA E KUFIJVE/ Jeremiç: Përkrahim dialogun me shqiptarët
Home
Rajon

ÇËSHTJA E KUFIJVE/ Jeremiç: Përkrahim dialogun me shqiptarët

10 September, 2018 k.autor Rajon

Në një intervistë për DW, Vuk Jeremiç kritikon qasjen e presidentit serb për çështjen e Kosovë, teksa flet për krijimin e lëvizjes opozitare, Aleanca për Serbinë.

I pyetur nëse mendon se qeveria aktuale dëshiron të pranojë Kosovën si shtet dhe me këtë t’i mundësojë Prishtinës anëtarësimin në OKB, Jeremiç përgjigjet: “Kjo nuk është më diçka që mund të fshihet. Marrëveshja qendrore që kërkojnë Vuçiç dhe Thaçi është që ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës marrëdhëniet të “normalizohen”, kështu që të dy palët do të obligohen që të mos pengojnë njëri-tjetri në skenën ndërkombëtare, para së gjithash kur bëhet fjalë për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare përfshirë aty edhe OKB”.

Më tej gjatë intervistës Jeremiç sqaron se Aleanca për Serbinë përkrah vazhdimin e dialogut me shqiptarët, sepse beson se vetëm përmes bisedimeve mund të arrihen zgjidhje të qëndrueshme për të gjitha çështjet e hapura.

“Ekziston një numër i madh i gjërave që janë shumë të rëndësishme dhe që në Bruksel deri tani nuk janë aspak të prekura. Për shembull, çështja e uzurpimit të pasurisë – private dhe asaj shtetërore – si dhe garantimi i mbrojtjes së popullatës serbe duke përfshirë dhe trashëgimitë kulturore. Nuk mund të bisedohet për statusin derisa këto gjëra nuk realizohen në mënyrë adekuate”, u shpreh Jeremiç.

Lidhur me debatin për ndryshim kufijsh, ish-ministri i jashtëm shprehet se edhe Perëndimi është kundër këtij varianti, pasi do të krijonte një precedent të rrezikshëm, jo vetëm në rajon.

“Ndryshimi i kufijve në bazë të një parimi etnik, i cili në fakt është thelbi i marrëveshjes Vuçiç-Thaçi, është një precedent. Është e sigurt se në të ardhmen ky precedent do të kërkohet edhe nga vende tjera jo vetëm në rajon, por edhe në një pjesë tjetër të botës”, theksoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JOSHËSE/ Gruaja e RAMOS, shfaqet SUPER SEKSI edhe pas lindjes (FOTO)
Previous article "ENDRRA JANË, BËJNË VAKI DHE DALIN"/ Artan Hoxha "THUMBON" Presidentin: Këtë fjalimin e...

k.autor

Postime të ngjashme

ÇËSHTJA E PRESIDENTIT NË KOSOVË/ Kurti dhe kreu i LDK-së takohen sërish Rajon

ÇËSHTJA E PRESIDENTIT NË KOSOVË/ Kurti dhe kreu i LDK-së takohen sërish

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË KTHEHET "PIKËN ZERO"/ Abdixhiku pranon dështimin e marrëveshjes për Presidentin: 6 deputetë të LDK s’e votojnë Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË KTHEHET "PIKËN ZERO"/ Abdixhiku pranon dështimin e marrëveshjes për Presidentin: 6 deputetë të LDK s’e votojnë

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve Breaking News

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT