• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ENDRI HASA, DEPUTETI QË QËLLOI RAMËN ME VEZË NË KUVEND/ Fshiu serverin e Kryeministrisë në 21 janar… (AKUZA)
Home
Politikë

ENDRI HASA, DEPUTETI QË QËLLOI RAMËN ME VEZË NË KUVEND/ Fshiu serverin e Kryeministrisë në 21 janar… (AKUZA)

20 December, 2018 F.autor Breaking News, Politikë

Endri Hasa është zgjedhur deputet si shpërblim për mbulimin e vrasjeve të ndodhura në 21 janar 2011, gjatë protestës së ish-opozitës së kohës, sot maxhorancë, ku mbetën të vrarë katër qytetarë në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Akuzën e ka bërë kryetari i komisionit të ligjeve Ulsi Manja, i cili nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale edhe pse thotë se nuk do të donte të shkruante për kolegët deputetë, e bëri këtë pas goditjes që deputeti në fjalë i bëri kryeministrit Edi Rama në foltoren e kuvendit.

Endri Hasa, deputeti që qëlloi sot në seancën plenare kryeministrin Edi Rama, është akuzuar për fshirjen e serverit të kryeministrisë, e pikërisht momenteve kur nga garda e Republikës qëllohej me armë zjarri ndaj protestuesve.

Fshirja e të dhënave të serverit të kryeministrisë, u konsiderua krim nga opozita e kohës, por ndërkohë, njeriu përgjegjës, është sot i zgjedhur deputet i Partisë Demokratike nga qyteti i Elbasanit.

Shkruan Ulsi Manja në Facebook:

Normalisht nuk shkruaj dhe nuk komentoj kurrë kolegët e mi deputetë. Por kur një person është zgjedhur deputet, si shpërblim për mbulumin e vrasjeve të ndodhura në 21 janar, në rolin e autorit të fshehjes së provave vendimtare për dënimin e autorëve të këtyre vrasjeve shtetërore politike, të protestojë në emër të lirisë studentore apo të mbrojë interesat e studentëve, ky është turpi i opozitës dhe i çdo njeriu të lirë në këtë vend. Studentë, kjo që ndodhi sot në Kuvend është një arsye më shumë që ti ktheheni dialogut dhe të zgjidhni hallin tuaj, dhe mos lejoni që kauzën tuaj ta përfaqësojë opozita e Endri Hasës me shokë! UM

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STILI I LOREDANËS? Mozzik i habit të gjithë me veshjen e personalizuar për Hanën (FOTO)
Previous article TAKTIKAT E GUARDIOLES/ Messi, Xafi dhe Henry zbulojnë "SEKRETET"

F.autor

Postime të ngjashme

SPAK I CAKTOI "ARREST SHTËPIE"/ Rama shkarkon Vlora Hysenin nga detyra e kreut të SHISH: Pafajësia ose fajësia e një bashkëpunëtori nën akuzë është çështje individuale Aktualitet

SPAK I CAKTOI "ARREST SHTËPIE"/ Rama shkarkon Vlora Hysenin nga detyra e kreut të SHISH: Pafajësia ose fajësia e një bashkëpunëtori nën akuzë është çështje individuale

"ARREST SHTËPIE" PËR KREUN E SHISH/ SPAK del me deklaratë zyrtare. Zbardhen akuzat Aktualitet

"ARREST SHTËPIE" PËR KREUN E SHISH/ SPAK del me deklaratë zyrtare. Zbardhen akuzat

"ARREST NË SHTËPI" PËR KREUN E SHISH, VLORA HYSENI/ Kontrolle në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda Aktualitet

"ARREST NË SHTËPI" PËR KREUN E SHISH, VLORA HYSENI/ Kontrolle në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT