Një endacak ditën dhe një trafikant droge natën, kështu e përshkruajnë mediat italiane shtetasin Francesco Liuzzi di Sammichele.
Francesco i përfshirë në grupin e narkotrafikëve shqiptar në Itali, 37-vjeç nuk është emër i panjohur për autoritetet italiane.
37-vjeçari është arrestuar edhe më parë ku iu gjetën 30 gramë kokainë të cilën e justifikoi se e kishte për përdorim personal pavarësisht se ishte në sasi të tepërt. Por pas një kontrolli në banesën e tij policia gjeti rreth 6 mijë euro dhe sende që përdoren për përpunim dhe shitje të lendëve narkotike.
Francesco Liuzzi di Sammichele u arrestua deri në përfundim të hetimeve por një takim me gruan e tij në qeli e “fundosi”. Duke menduar që nuk dëgjohej, i pëshpëriti gruas “hidhe në plehëra” kaq u desh për të kuptuar që fshihej dicka tjetër.
Në banesën e nënës së tij të vdekur policia i gjeti një sasi tjetër kokaine prej 40 gramësh dhe një pistoletë gjysmë automatike.
Ngjarje kjo e ndodhur vite më parë por italiani u arrestua sërish ditën e sotme.
Ngjarja e sotme
Një bandë shqiptare qe merrej me trafik droge është goditur në Itali. Tre shqiptarë janë arrestuar dhe një është në kërkim, ndërsa rreth 26 kg kokainë e heroinë u sekuestrua.
Siç raportojnë sot mediat lokale, janë ekzekutuar 7 nga 6 urdhër-arreste të lëshuara nga prokuroria dhe të zbatuara në operacionin policor të koduar “Amarcord” mbrëmjen e djeshme (8 Korrik) dhe gjatë natës.
HETIMET
Sipas autoritete italiane: Hetimet nisën pas të shtënave që u shënuan më 16 Maj 2015 në parkingun e urgjencës së Spitalit të Ravenna-s. Në atë rast, u arrestuan një tunizian, Abdessalem Aissaoui 40 vjeç dhe italiani Francesco Liuzzi 37 vjeç, për tentativë vrasje ndaj 32-vjeçarit shqiptar Xhevair Gjojdeshi. Të dy të arrestuarit së bashku me një bashkëpunëtor të tretë qëlluan 10 herë kundër shqiptarit, por pa e goditur.
Hetimet e mëvonshme kanë zbuluar se origjina e atij konflikti ka ardhur pas mosmarrëveshjeve mes dy bandave që bashkëpunuan me njëra-tjetrën në trafikun e drogës në Ravenna.
Siç e kanë përcaktuar hetuesit sot, grupet janë dy, të dallueshme nga njëri-tjetri:
E para është një bandë e trafikantëve të drogës (kokainë, heroinë) që përbëhet nga shqiptarët. Kryesisht ata trafikonin në Itali, kokainë nga Shqipëria. Pas importit në Itali, e përpunonin e më pas e shpërndanin te shpërndarësit e drogës. Karabinierët kanë konfiskuar një laborator me mbi 20 kg drogë (heroinë e kokainë), të krijuar në një banesë në zonën “Lido di Classe”.
Banda e dytë, ajo e shpërndarësve, përbëhej nga tunizianë. Këta të fundit shpërndanin drogën kryesisht në qytetin e Ravenna-s, por edhe zonat përreth.
Aktiviteti i dy grupeve ka vazhduar nga viti 2015 deri në vitin 2017. Pastaj erdhën hetimet dhe aksioni ku gjashtë persona u arrestuan:
R.I., 32 vjeç, me kombësi tuniziane;
N.I., 37 vjeç, me kombësi tuniziane;
K.V., 32 vjeç, me kombësi italiane;
A.A., 42 vjeç, me kombësi shqiptare;
E.A., 47 vjeç, me kombësi shqiptare;
I.P., 38 vjeç, me kombësi shqiptare.
Personi në kërkim, një shqiptar, nuk ndodhet në Itali dhe me shumë gjasë ka gjetur strehë në Itali, sipas hetuesve italianë.
Aksioni
Ekzekutimi i masave të arrestit janë kryer mbrëmjen e djerseshe dhe gjatë orëve të natës nga karabinierët e Ravenna-s dhe të Riminit. Operacioni çoi në sekuestrimin e rreth 26 kg drogë dhe 39.000 euro KESH. Para që sipas hetuesve, dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti i paligjshëm i trafikut të drogës.
Sipas hetuesve, aksioni është një goditje e madhe ndaj trafikut të drogës në Ravenna dhe dy bandat kishin një profil të rëndësishëm kriminal dhe një qarkullim total prej miliona eurosh.
AlpeNews.al


