• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRI/ Zbardhja e tetë ngjarjeve kriminale, përfundon në pranga 24-vjeçari. Ja për çfarë akuzohet grupi
Home
Aktualitet
Kronikë

EMRI/ Zbardhja e tetë ngjarjeve kriminale, përfundon në pranga 24-vjeçari. Ja për çfarë akuzohet grupi

21 November, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ditën e sotme është vënë në pranga personi i katërt i shpallur në kërkim nga policia në Shkodër si bashkautor për djegien e 4 automjeteve dhe për kryerjen e 6 vjedhjeve në banesa në Vaun e Dejës.

Sot blutë e Shkodrës arrestuan shtetasin Klodian Dibra., 24 vjeç i cili së bashku me tre shtetasit e ndaluar të hënën, R. G., G. D., F. J., kanë djegur 4 automjete dhe kanë vjedhur shuma parash dhe sendesh me vlerë në 6 banesa gjatë periudhës shtator-nëntor 2023. Sipas autoriteteve mbetet ende në kërkim shtetasi A.N.

Njoftimi i plote

Vijon operacioni policor i koduar “Polinomi”, i zhvilluar ditën e djeshme, për zbardhjen e 8 ngjarjeve kriminale në fushat e vjedhjes dhe shkatërrimit të pronës, të kryera gjatë vitit të fundit, nga 5 shtetas që vepronin si grup.

Bashkautor për djegien e 4 automjeteve dhe për kryerjen e 6 vjedhjeve në banesa në Vaun e Dejës dhe në Shkodër, lokalizohet dhe vihet në pranga 24-vjeçari i shpallur në kërkim.

3 shtetas të tjerë të implikuar në këto ngjarje kriminale, u vunë në pranga dje, gjatë operacionit “Polinomi”.

Si rezultat i kontrolleve dhe veprimeve të tjera operacionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, të kryera në vijim të operacionit policor të koduar “Polinomi”, u kap në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, shtetasi i shpallur në kërkim K. D., 24 vjeç, banues në Shkodër.

Nga hetimet dyshohet se 24-vjeçari dhe shtetasit R. G., G. D., F. J. (të arrestuar dje) dhe A. N. (ende në kërkim), të organizuar si grup, më datat 18.11.2022 dhe 10.01.2023, kanë djegur 4 automjete, ndërsa gjatë periudhës shtator-nëntor 2023, kanë vjedhur shuma parash dhe sende personale, në 6 banesa, në Vaun e Dejës dhe në Shkodër.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. N., dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, po kryhen hetime për të zbardhur dhe provuar ligjërisht ngjarje të tjera kriminale kundër pronës dhe pasurisë, që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Plagoset me armë shqiptari në Itali, po lëvizte me biçikletë
Previous article E PËSON KEQ/ Pajiste me dokumente false makinat e vjedhura dhe i shiste në Shqipëri, arrestohet 55-vjeçari nga Fieri

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA NGA NGJARJA TRAGJIKE TE LIQENI I THATË/ La makinën e ndezur dhe u hodh në ujë, ja çfarë u gjend brenda Aktualitet

DETAJET E TRISHTA NGA NGJARJA TRAGJIKE TE LIQENI I THATË/ La makinën e ndezur dhe u hodh në ujë, ja çfarë u gjend brenda

I DËNUAR PËR VRASJEN E FLORIAN LAMÇES/ Lirohet dhëndri i Qazim Sejdinit, përfitoi nga amnistia Aktualitet

I DËNUAR PËR VRASJEN E FLORIAN LAMÇES/ Lirohet dhëndri i Qazim Sejdinit, përfitoi nga amnistia

E RËNDË/ Ndërron jetë 7-vjeçarja e plagosur në aksidentin e rëndë në Fier Aktualitet

E RËNDË/ Ndërron jetë 7-vjeçarja e plagosur në aksidentin e rëndë në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT