Një i burgosur që vuante dënimin në burgun e Peqinit ka ndërruar jetë të martën e 7 marsit.
Burgu-i-Peqinit
Gazetari i Panorama TV bën me dije se bëhet fjalë për të dënuarin Edmond Brata. Dyshohet se ai ka humbur jetën si pasojë e infarktit.
Burimet thanë për Panorama, se 46-vjeçari Edmond Brata ka humbur ndjenjat teksa ishte në orarin e ajrimit. Momentet kur ai ka rënë në tokë janë të fiksuara dhe nga kamerat e vetë insitucionit të vuajtjes së dënimit.
Ndaj Brata-s rëndonte dënimi me burg përjetë.


