• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRI/ Pse u arrestua NOTERJA NE SHKODER ç’bëri me testamentin e pronarit që vdiq
Home
Aktualitet
Kronikë

EMRI/ Pse u arrestua NOTERJA NE SHKODER ç’bëri me testamentin e pronarit që vdiq

23 March, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Një 44-vjeçare që ushtronte detyrën e noteres në qytetin e Shkodrës ka përfunduar në prangat e Policisë, pasi dyshohet për shpërdorim detyre. Policia bën me dije se noterja Majlinda Dibra, banuese në lagjen “Qemal Stafa”, është ndaluar pasi Gjykata kishte pranuar kërkesën e Prokurorisë Shkodër për lëshimin e udhër-arrestit ndaj saj.

Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për Dibrën, ndërsa Policia bëri arrestimin e saj. 44-vjeçarja e akuzuar për shpërdorim detyre dyshohet se ka kryer falsifikim dokumentesh. Bëhet fjalë për një çështje pronësie, ku sipas organit të akuzës, noterja Majlinda Dibra ka bërë falsifikim dokumentesh.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për një pronë të trashëguar, ku pronari i saj është ndarë nga jeta. Ky i fundit është paraqitur te noterja Majlinda Dibra, duke i lënë me testament shtëpinë djalit të tij si trashëgimi.

Personi që ka lënë këtë testament, ka qenë i martuar dhe ish-bashkëshortja e tij pretendon që të marrë gjysmën e shtëpisë. Sipas bashkëshortes, noterja Dibra ka falsifikuar firmën e burrit në testament, sipas të cilit shtëpia në fjalë i ka kaluar djalit. Pretendon se është falsifikuar me idenë se bashkëshorti i saj në datën kur është lëshuar testamenti, nuk ka qenë në gjendje shëndetësore të përshtatshme për të shkuar te noterja.

Gjithë këto pretendime noterja e arrestuar i ka hedhur poshtë, duke thënë se personi që ka lënë testamentin ka paraqitur edhe raportin mjekësor se është në gjendje të përshtatshme shëndetësore për të kryer këto veprime. Është bërë një akt-ekspertimi nga Prokuroria për firmën e personit në fjalë dhe sipas organit të akuzës, deri më tani rezulton e falsifikuar.

Noterja ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se testamentin e ka lënë me vetëdije dhe vullnet të plotë dhe se nuk ka bërë asnjë falsifikim. Tashmë pritet që të bëhet një tjetër akt-ekspertim, që do ta kërkojë pala mbrojtëse e noteres për të nxjerrë të vërtetën në këtë histori. Edhe më përpara, në Shkodër ka pasur noterë të arrestuar, por deri më tani askush prej tyre nuk është dënuar, pavarësisht akuzave fillestare.

PANORAMA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article  KENNETH DEKLEVA/ Psikologjia e Koresë së Veriut të Kim Jong-un: Vlerësimi i një Lideri
Previous article De Bruyne i lodhur nga krahasimi me Messin dhe Ronaldon: Nëse unë shënoj 10 gola, ata 100

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PLAGOSJA E 22-VJEÇARIT NË FUSHË-KRUJË/ Arrestohet autori! I gjendet edhe thika me të cilën kreu krimin (EMRI) Aktualitet

PLAGOSJA E 22-VJEÇARIT NË FUSHË-KRUJË/ Arrestohet autori! I gjendet edhe thika me të cilën kreu krimin (EMRI)

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët në të gjithë vendin, erë e fortë në bregdet Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët në të gjithë vendin, erë e fortë në bregdet

SHERR ME THIKA NË FUSHË-KRUJË/ 22-vjeçari dërgohet me URGJENCË në Spitalin e Traumës Aktualitet

SHERR ME THIKA NË FUSHË-KRUJË/ 22-vjeçari dërgohet me URGJENCË në Spitalin e Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT