Një 33-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit.
I riu, i identifikuar si Ilir Buçeza, është vënë pranga për një ngjarje të ndodhur rreth tre muaj më parë, ku plagosi një 24-vjeçar.
Njoftimi:
Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Shënavlashi”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim.
Plagosi me armë zjarri, një 24-vjeçar, rreth 3 muaj më parë, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari.
Si rezultat i kërkimeve dhe administrimit të informacioneve të inteligjencës policore, të kryera në vijim të megaoperacionit kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, me objektiv ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, Sektori kundër Krimeve të Rënda i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës lokalizoi, kapi dhe vuri në pranga shtetasin Ilir Buçeza, 33 vjeç.


