• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRI/ Plagosi me armë gjahu 49-vjeçarin në Kurbin pas konfliktit banal, lokalizohet dhe kapet autori
Home
Aktualitet
Kronikë

EMRI/ Plagosi me armë gjahu 49-vjeçarin në Kurbin pas konfliktit banal, lokalizohet dhe kapet autori

11 March, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Kurbinit ka arrestuar një 56-vjeçar i cili dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në 7 mars në Patok shtetasin Besnik Pula pas një konflikti verbal mes të dyve.

Mësohet se i arrestuari Besnik Selmani e plagosi atë me një armë zjarri çifte dhe më pas është larguar nga vendngjarja dhe është lokalizuar sot.

Njoftimi i policisë:

Kurbin / Finalizohet operacioni policor “Laguna” mbi dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur datë 7 Mars në Patok, ku mbeti i plagosur shtetasi B. P.

Lokalizohet dhe vihet në pranga në një banesë të braktisur, 56-vjeçari autor i dyshuar.

Policia i gjen dhe sekuestron armën e gjahut çifte të dyshuar të përdorur në ngjarje.

Me datë 07.03.2023, në Lagunën e Patokut, Kurbin, shtetasi B. S. 56 vjeç, banues në Milot, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet që ka plagosur me armë gjahu çifte shtetasin B. P. 49 vjeç, banues në Krujë, i cili pas mjekimit në spital, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, kanë shpallur në kërkim policor si dhe kanë vazhduar kontrollet e pandërprera duke vlerësuar e verifikuar edhe çdo informacion policor të administruar mbi vendndodhjen e autorit të dyshuar, me qëllim kapjen dhe vendosjen e tij përpara përgjegjësisë ligjore penale.

Si rezultat, gjatë ditës së sotme, është finalizuar operacioni policor i koduar “Laguna”, ku u bë e mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit B. S. në një banesë të braktisur në fshatin Fushë Milot, Kurbin, ku ishte fshehur e strehuar.

Gjithashtu, në momentin e kapjes, iu gjet e sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut çifte, e dyshuar e përdorur ditën e ngjarjes, të cilën e kishte të regjistruar me leje përkatëse në emër të tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprat penale ” Vrasje me dashje’ mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIJOJNË PROTESTAT NË FRANCË/ Qytetarët kundër planit të qeverisë për të rritur moshën e daljes në pension
Previous article "TE KEISI SYTË, TE JORI GJOKSI..."/ Luizi zbulon çfarë pëlqen më shumë nga vajzat e BBV

s.autor

Postime të ngjashme

MBYTJA E 7-VJEÇARIT NË LUMIN DRIN/ Prefekti mbledh Task-Forcën, kërkohet marrja e masave dhe njoftimi paraprak për hapjen e portave të digave Aktualitet

MBYTJA E 7-VJEÇARIT NË LUMIN DRIN/ Prefekti mbledh Task-Forcën, kërkohet marrja e masave dhe njoftimi paraprak për hapjen e portave të digave

E PËSOJNË KEQ/ Vidhnin në bizneset e Peqinit dhe Elbasanit, arrestohen dy "skifterat" Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Vidhnin në bizneset e Peqinit dhe Elbasanit, arrestohen dy "skifterat"

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR LUSHNJË-BERAT/ Makina del nga rruga, plagoset 32-vjeçari i huaj, ndërhyn zjarrfikësja për ta nxjerrë nga mjeti Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR LUSHNJË-BERAT/ Makina del nga rruga, plagoset 32-vjeçari i huaj, ndërhyn zjarrfikësja për ta nxjerrë nga mjeti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT