• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRI/ Pagoi 10 mijë euro për në Angli, 24 vjeçari shqiptari arrestohet në një “shtëpi bari” me vlerë 100 mijë paund
Home
Aktualitet
Kronikë

EMRI/ Pagoi 10 mijë euro për në Angli, 24 vjeçari shqiptari arrestohet në një “shtëpi bari” me vlerë 100 mijë paund

22 March, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një i ri shqiptar ka përfunduar në burg në Angli pasi u kap në një “shtëpi bari” me vlerë rreth 100 mijë paund.

Argjent Dedja, 24 vjeç, u dënua me 12 muaj burg nga një gjykatë në South Cumbria për përfshirje në prodhimin e kanabisit në një banesë në Barrow.

Sipas autoriteteve britanike, ai ishte pjesë e një operacioni të përmasave industriale. Në shtëpinë me katër dhoma, policia gjeti 196 bimë kanabisi, nga të cilat rreth 100 ishin të pjekura.

Banesa ishte përshtatur totalisht për këtë aktivitet: sistem ventilimi, ndriçim special dhe lidhje të paligjshme energjie. Dritaret ishin mbuluar për të fshehur gjithçka.

Policia ndërhyri pas një kontrolli dhe e gjeti të riun duke u larguar nga shtëpia gjysmë i zhveshur, në drejtim të një shkolle fillore aty pranë.

Para hetuesve, Dedja tha se kishte mbërritur në Barrow nga Londra vetëm një ditë para arrestimit dhe se nuk kishte dijeni për kanabisin. Ai pretendoi se kishte akses vetëm në dhomën ku flinte, kuzhinë dhe banjo.

Megjithatë, ai pranoi se kishte hyrë në Britani ilegalisht pasi kishte paguar 10 mijë euro një grupi që organizoi udhëtimin nga Shqipëria përmes Italisë dhe Francës, deri në Mbretërinë e Bashkuar me gomone.

Prokuroria tha se roli i tij ishte më i vogël, por pjesë e një aktiviteti të mirëorganizuar për prodhim droge me qëllim fitimi.

Ndërkohë, mbrojtja theksoi se i riu nuk kishte precedentë penalë dhe se kishte kaluar vetëm një ditë në atë banesë.

Pavarësisht kësaj, gjykata vendosi dënim me burg të menjëhershëm, duke argumentuar se ekziston rreziku që ai të përfshihet sërish në aktivitete kriminale.

Përveç burgut, ai do të paguajë edhe 400 paund kosto gjyqësore dhe 187 paund shtesë.

Policia britanike konfirmoi gjithashtu se kanabisi dhe pajisjet e gjetura në banesë do të konfiskohen dhe asgjësohen.

Rasti, sipas medias që ka raportuar rastin është një tjetër sinjal alarmi për përfshirjen e shqiptarëve në kultivimin e kanabisit në Britani, shpesh të lidhur me rrjete trafikimi dhe borxhe ndaj grupeve kriminale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FITORE MINIMALE NDAJ RAYOS/ Barça bën detyrën në La Liga
Previous article HISTORIKE/ Pas 50 vitesh, lind vajza e parë në fshatin italian dhe ajo është shqiptare!

s.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Protestuesja kërkon anulimin e ligjit për investitorët strategjikë dhe Paketës së Maleve Aktualitet

"ZVËRNECI"/ Protestuesja kërkon anulimin e ligjit për investitorët strategjikë dhe Paketës së Maleve

"REVOLUCION"/ Qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë Aktualitet

"REVOLUCION"/ Qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë

"INVESTITORËT ME DOKUMENTACION PËR PRONËN"/ Rama: Prona është shitur dhe e kanë pronarë të tjerë Aktualitet

"INVESTITORËT ME DOKUMENTACION PËR PRONËN"/ Rama: Prona është shitur dhe e kanë pronarë të tjerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT