Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Gazetarja e “Panorama” raporton se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Levan – Tepelenë.
Si pasojë e aksidentit tre persona jane gjetur te mbytur ne kanal, dy gra dhe nje burre, te cilet po ktheheshin nga nje dasme.
Fisnik Murataj ishte shoferi i cili po udhetonte me gruan dhe vajzen, te cilet po ktheheshin per ne Greqi, ku dhe jetonin.
Informacioni i policise
Në datën 09.04.2018, rreth orës 08:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Varibop, në kanalin me ujë në anë të rrugës është gjetur i rrëzuar një mjet tip “Suzuki” me targa IHZ 1755.
Për pasojë janë mbytur dy persona, drejtuesi i mjetit dhe një shtetase tjetër, pasagjerja.
Paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë jashtë rruge gjatë natës.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e personave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.


