• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRI/ Kapet ‘mat’ duke hapur me forcë derën e një banesë për të vjedhur, pranga 40-vjeçarit në Golem
Home
Aktualitet
Kronikë

EMRI/ Kapet ‘mat’ duke hapur me forcë derën e një banesë për të vjedhur, pranga 40-vjeçarit në Golem

1 August, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 40-vjeçar, ai akuzuar më parë për grabitje është arrestuar mëngjesin e sotëm në Golem, pasi u kap ‘mat’ duke hapur me forcë derën e një banesë me qëllim vjedhjen. Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Gentian Emini, banues në Kavajë.

Njoftimi i policisë:

Golem, Kavajë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Çasti”, si rezultat i reagimit të menjëhershëm të Policisë, ndaj një kallëzimi të marrë për vjedhje.

U kap në flagrancë, teksa hapte me forcë derën e një banese, me qëllim vjedhjen, arrestohet 40-vjeçari.

Nga veprimet hetimore, ky shtetas rezulton autor i 3 vjedhjeve të tjera në banesa, të kryera gjatë muajit korrik.

Sekuestrohen një kaçavidë, një çantë dhe një shumë parash.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Postës së Policisë Golem, pas kallëzimit të marrë për një vjedhje që po tentohej të kryhej në një banesë në Golem, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Çasti”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi E. M., 40 vjeç, banues në Kavajë.

40-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, teksa hapte me forcë derën e një banese në Golem, me qëllim vjedhjen në të.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasi Gentian Emini, gjatë muajit korrik 2023, ka vjedhur në 3 banesa të tjera, vegla pune dhe pajisje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një kaçavidë që dyshohet se përdorej për të kryer vjedhjet, një çantë dhe një shumë parash.

Vijojnë hetimet për të dokumentuar me prova, vjedhje të tjera që mund të ketë kryer shtetasi Gentian Emini.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUSHTIMI RUS NË UKRAINË/ Paralajmëron Trump: Rrezikohet fillimi i një Lufte të Tretë Botërore
Previous article NUK DO JETË ZHAKLIN LEKATARI? Zbulohet opinionistja e Big Brother VIP 3

s.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT