• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Emri i Maqedonisë, përfundon pa marrëveshje takimi Kotzias-Dimitrov në Nju Jork
Home
Rajon

Emri i Maqedonisë, përfundon pa marrëveshje takimi Kotzias-Dimitrov në Nju Jork

26 May, 2018 Ina.Autor Rajon

Takimi dy ditor në Nju Jork mes dy ministrave të jashtëm të Greqisë dhe Maqedonisë Kocijas e Dimitrov të ndërmjetësuara nga Nimic përfundoi pa marrevshje konkrete. Pa zbuluar detaje nëse në tavolinën mbetet apo është refuzuar tërësisht propozimi “Maqedonia e Ilindenit” dhe nëse janë rikthyer për shqyrtim pesë propozimet fillestare, Nimic tha se palët kanë definuar mirë çështjet dhe se janë të vendosur të gjejnë zgjidhje duke i mbrojtur interesat e tyre kombëtare.

“Çështjet janë definuar mirë dhe janë zvogëluar, por nuk kemi akoma një zgjidhje përfundimtare. Dyja të dy palët janë të vendosura të bëjnë mjaftë për të arritur një marrëveshje dhe po punojnë shumë për ta bërë këtë. Dy ministrat do të shkojnë në Bruksel dhe atje do ta vazhdojnë dialogun. Këto bisedime janë intensifikuar në mënyrë të konsiderueshme dhe të dy palët kanë pozita të rëndësishme, linja të interesave nacionale, por të dy kanë kuptuar rëndësinë e arritjes së marrëveshjes dhe janë të vendosur për ta bërë këtë. Palët e njohin njëri-tjetrin shumë mirë. Dy ministrat flasin lirshëm dhe do t’ia dalin të lëvizin para”, deklaroi Metju Nimic, Ndërmjetës i OKB-së për emrin.

Paraprakisht kryeministri grek, Aleksis Cipras nga Selaniku dërgoi sot mesazhin se Greqia në negociatat për emrin synon të merr diçka që të tjerët e kishin dorëzuar para 70 e më shumë vjetësh. Cipras tha se do të ishte fitore e madhe vendosja e një përcaktuesi para termit “Maqedoni”. Duke iu referuar negociatave që janë në zhvillim e sipër, Cipras grek tha se ato “janë të ndjeshme, kritike, por janë bërë hapa përpara”.

“Fqinjët tanë veriorë për mbi 70 vjet kanë një entitet shtetëror, qoftë në kuadër të Federatës Jugosllave, qoftë si shtet i pavarur më vonë pas shpërbërjes së Jugosllavisë, që quhet Maqedoni dhe mbajnë një emër i cili, pa asnjë referencë tjetër revokon botën antike greke dhe trashëgiminë e rëndë kulturore të Maqedonisë greke. Këtë po shkojmë të marrim. Nuk është e lehtë. Disa budallenj na thonë se po shkojmë të japim. Shkojmë që të marrim, jo që të japim. Po shkojmë të pajtohemi me fqinjët tanë të cilët kanë një entitet shtetëror që për 70 vjet quhet Maqedoni, por që nuk ka asnjë lidhje me Aleksandrin e Madh dhe rrugëtimin e tij historik. Kanë rrënjë sllave dhe shqiptare dhe këtë ata e pranojnë. Nëse fitojmë përcaktues para emrit Maqedoni është fitore e madhe dhe akoma më e madhe nëse merremi vesh se tjetër është Maqedonia ynë që vjen nga tradita e lashtë e botës antike greke, ndërsa tjetër është tradita e tyre dhe shenja e tyre kulturore”, tha Aleksis Cipras, Kryeministër i Greqisë

Nga ana tjetër partneri i koalicionit qeveritar, “Grekët e Pavarur” tashmë ka betonuar qëndrimin se nuk pranon asnjë zgjidhje që do të përmbajë termin “Maqedoni”, shkruan Alsat M.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Protestuesit SJELLIN STATUJEN E DREJTESISE me portretin e Kryeministrit Rama
Previous article Një tjetër lojtar nga Superiorja përfundon në Belgjikë, mesfushori konfimon “divorcin” me durrsakët

Ina.Autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT